Aplikacionet që po ua “shterrin” baterinë përdoruesve të Samsung-ut, t’i fshijnë menjëherë

Mobile

Aplikacionet që po ua “shterrin” baterinë përdoruesve të Samsung-ut, t’i fshijnë menjëherë

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Përdoruesit e Android po paralajmërohen të fshijnë aplikacionet që shpenzojnë bateritë e smartfonëve.

Aplikacionet “Clickfraud” pretendojnë të jenë programe normale si lojëra të bëra nga zhvilluesit e aplikacioneve, të mashtrojnë përdoruesit në shkarkimin e reklamave.

Studiuesit e sigurisë gjetën 22 aplikacione të tilla të organizuara nga dyqani i Google Play, të cilat janë shkarkuar dy milionë herë gjithësej.

Reklama nuk duket tek përdoruesi, por shfaqet në një dritare të fshehur të shfletuesit, duke mos e bezdisur përdoruesin.

Ekspertët në kompaninë e softuerit të sigurisë Sophos zbuluan se shumica e tyre nuk ishin vënë re për muaj apo edhe vite me radhë.

Sido që të jetë, ata kanë publikuar listën e këtyre 22 aplikacioneve, të cilat rekomandojnë që ju t’i fshini menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat