Vivo me rreth 500 milionë euro investim në fabrikën e telefonave të mençur

Mobile

Vivo me rreth 500 milionë euro investim në fabrikën e telefonave të mençur

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 08:35
Vivo

Kompania kineze Vivo ka qenë e fuqishme në tregun indian kryesisht për shkak të aftësisë për të prodhuar pajisje në këtë vend pa paguar tarifat shtesë të importit dhe taksat.

GSMArena raporton se Vivo planifikon që fabrikën e saj në Indi ta zgjerojë edhe për 50 hektarë, me një investim në fabrikën e re që pritet të shkojnë deri në 500 milionë euro.

Përfaqësuesit e kompanisë kanë bërë të ditur se aktualisht fabrika në Indi prodhon 2 milionë telefona të mençur brenda një muaji, me mbi 5 mijë persona të punësuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat