Ermal Meta, i ftuar special në Edicionin e 57-të të Këngës në RTSH

Muzikë

Ermal Meta, i ftuar special në Edicionin e 57-të të Këngës në RTSH

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 22:12
Ermal Meta

Artisti ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë natës së parë të festivalit, mbrëmjen e 20 dhjetorit, për të interpretuar dy këngë, atë fituese në Sanremo “Non mi avete fato niente” dhe ”Piccolo anima”. Gjatë një interviste në një kanal televiz kantautori shqiptar ndalet tek rëndësia që ka ky rikthim në vendin e tij.

Meta tha se ”është vendi im, këtu kam rrënjët, rrënjët nuk shkulen kështu që është një gjë natyrale për mua. Kam kujtime shumë të bukura, më kanë thënë gjëra shumë prekëse. Një moment që do e mbaj gjithmonë në zemër është koncerti i parë në Tiranë, që nuk e prisja që gjithë ata njerëz të këndonin këngët e mia, e ndieja veten në faj që këndoja në italisht. Pesë këngët e para më vinte që të qaja.

Dua që të falënderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar, familja ime mbi të gjitha, por dua që të falënderoj që të gjithë ata që më kanë penguar, se të japin një forcë shumë më të madhe se ata që të ndihmojnë”, ka thënë këngëtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat