Vërtetimi se lahuta është instrument shqiptar, Gashi kërkon ndihmë nga Shqipëria

Muzikë

Vërtetimi se lahuta është instrument shqiptar, Gashi kërkon ndihmë nga Shqipëria

Më: 30 janar 2019 Në ora: 13:02
Lahuta

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e parë plenare të sesionit të ri.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se kanë pasur bashkëpunim me UNESCO-n, sa i përket përpjekjeve për identifikimin e lahutës si instrument muzikor shqiptar.

“Sa i përket çështjes së lahutës MKRS vazhdimisht është përpjekë të kompletojë inventarin, në theks të veçantë të asaj jo materiale dhe dokumente. Kam mbështet punimin për eposin e kreshnikëve në komisionin e Qeverisë”, tha ai.

Gashi tutje tha se Kosova ka pasur pak mundësi të veprojë në këtë rast ngase nuk është pjesë e UNESCO-s , dhe rrjedhimisht aty nuk pranohet asnjë shkresë shtetërore.

“Ne kemi pasë një komunikim me ministrinë atje, por reagimet kanë qenë të zbehta”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat