Ansambli i këngëve dhe valleve falenderon Ministrinë e Kulturës për përkrahjen

Muzikë

Ansambli i këngëve dhe valleve falenderon Ministrinë e Kulturës për përkrahjen

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:01
Ansambli

Ansambli shqiptar i këngëve dhe valleve ka falenderuar Ministrinë e Kulturës për përkrahjen në proјektet për vitin 2019:

Ansambli do të përkrahet me pesë koncerte ku do të shfaqen edhe pesë koreografi të reja:
1. Koncert me këngë dhe koreografi me motive nga Shkupi (dy përsëritje në qytete të Maqedonisë)
2. Koncert me këngë dhe koreografi me motive nga Tetova (dy përsëritje në qytete të Maqedonisë)
3. Koncert me këngë dhe koreografi me motive nga Kërçova (dy përsëritje në qytete të Maqedonisë)
4. Koncert me këngë dhe koreografi me motive nga Dibra (dy përsëritje në qytete të Maqedonisë)
5. Koncert me këngë dhe koreografi me motive nga Struga (dy përsëritje në qytete të Maqedonisë)

Gjithashtu në programin vjetor të do të shfaqim dhe koncerte festive me artistët e mirënjohur nga sferat e ndryshme të muzikës, ku do të kemi folklor të gërshetuar me zhanre të ndryshme:

1.Folklor и përpunuar me zhanrin e muzikës serioze ku bashkë me ansamblin do të interpretojë sopranoja e mirënjohur shqiptare Inva Mula
2. Folklor i përpunuar me zhanrin e muzikës xhaz ku bashkë me ansamblin do të interpretojë artistja e mirënjohur shqiptare Eda Zari
3.Koncert me artistët Kastriot Tusha dhe Edi Furra
Ju mirëpresim!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat