Këngët më të dëgjuara të dekadës, edhe Dua Lipa në krye të listës

Muzikë

Këngët më të dëgjuara të dekadës, edhe Dua Lipa në krye të listës

Më: 9 mars 2019 Në ora: 17:39
Adele

“New Rules” e Dua Lipës është një nga këngët më të dëgjuara të dekadës e kënduar nga një femër.

Official Charts, faqja që promovon këngët më të dëgjuara në top listat botërore, ka publikuar më datë 8 Mars 40 hitet më të dëgjuara të dekadës të interpretuara nga këngëtaret femra.

Duke lënë pas këngëtare të tilla si Rihanna, Katy Parry apo Taylor Swift, kënga e Dua Lipës është renditur në vendin e katërt.

Lista kryesohet nga balada “Someone like you” e interpretuar nga këngëtarja britanike Adele.

Sia ka rrëmbyer vendin e dytë me këngën e saj “Cheap Thrills”, ndërsa sërish në vendin e tretë Adele për hitin e saj “Hello”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat