Estoni, kult festivali mblodhi 35 mijë këngëtarë

Muzikë

Estoni, kult festivali mblodhi 35 mijë këngëtarë

Më: 8 korrik 2019 Në ora: 16:06
Estoni

Kult festivali muzikor i Kremtimit estonez të këngës dhe valles ka mbledhur 90.000 vizitorë në Talin, raporton Anadolu Agency (AA).

Bëhet fjalë për festivalin që mbahet çdo pesë vjet, që nga viti 1869, ndërsa është i njohur si një nga festivalet më të mëdha të muzikantëve në botë. Sivjet në teatrot e Talinit morën pjesë 35.000 këngëtarë, mbi një mijë kore dhe 700 grupe vallëzimi.

Së bashku me festivalet në Lituani dhe Letoninë fqinje, festimet baltike të valleve dhe lojërave janë përfshirë si një festival në listën e UNESCO-s të trashëgimisë kulturore jomateriale në Evropë.

Festivali paraqet një segment të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe historike të Estonisë dhe luajti një rol të rëndësishëm në rezistencën e estonezëve gjatë pushtimit sovjetik, kur shumë këngë patriotike u ndaluan.

Shpalljes së pavarësisë së Estonisë në vitin 1991 i paraprinë disa vjet protesta, në të cilat protestuesit estonezë këndonin këngë patriotike dhe këto protesta shpesh quheshin “Revolucioni i këndimit”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat