Intervistë ekskluzive me shpirtin epik të këngës shqiptare, këngëtarin e mirënjohur, Milaim Mezini

Muzikë

Intervistë ekskluzive me shpirtin epik të këngës shqiptare, këngëtarin e mirënjohur, Milaim Mezini

Nga: Lekë Mrijaj Më: 18 korrik 2019 Në ora: 19:18
Milaim Mezini

Këngët e këngëtarit të mirënjohur shqiptar Milaim Mezinit, janë këngë të veçanta në shumë segmente krijuese dhe interpretuese. Për dallim nga këngëtarët të tjerë të muzikës popullore këngët e këtij doajeni të muzikës së mirëfilltë shqiptare kanë krijuar e kënduar dhjetëra e qindra këngë, albumi i këngëve të tij duket modest, por origjininaliteti i këngës së tij është tejmase i veçantë, qoftë me zërin burrëror, të lindur apo të trashëguar, qoftë me përzgjedhjen e këngëve, meqë ai ka kënduar këngë popullore, historike dhe këngë trimërie, qoftë me melodinë dhe kompozimin e shquar artistik, qoftë me mënyrën arkaike të të kënduarit, qoftë me forcën e brendshme shpirtërore, mobilizuese, që iu ka dhënë këngëve.

Të gjitha këngët e Milaim Mezinit, janë optimiste-pozitive e janë antologjike, e sa të tjera këngë të tija janë këngë të krenarisë kombëtare, këngë që do të mbahën mënd përjetësisht apo që kurrë nuk vdesin e që do të përcjellën nder breza, siq janë: Nëna e Legjendarit-Adem Jasharit, Pushka e parë në Puse t'Nikês, Vêllezër të idealit, Kënga e Gurbetit, Puntë e tua pleqnoj vetë (këngë satirike), Ruaju të keqit (këngë satirike), duet Këngët (s'bashku me Mahmut Feratin) për bacën Bajram (Currin), këndon bylbyli, Lamtumirë e dashur (hit këngë e mbetur), dy lulëkuqe nja bojë pemë, moj e mira qufurake e shumë e shumë këngë patriotike të tija të cilat i degjonim në fshehtësi me vëllaun e këngëtarit Milaim Mezinit (Mehdiun), në ish-armatën jugosllave permes valëve të hershme të mengjesit në“Radio Tiranë”!

Ritmi dhe gradacioni artistik i këngeve të Milaimi të sjellë në kujtesë hapërimin e kalorësve që të sjellin në kujtesë kushtrimin e mobilizimin e gjithmbarëshëm popullor, për liri, demokraci dhe pavarësinë e Kosovës dhe për të mos lejuar ushtrinë pushtuese serbiane t’i mbajë të okupuara trojet tona Arbërore, troje sa e sa herë të lara me gjakun e trimave dhe trimëreshave të skalituar në Lapidarët e Lirisë.

Në këtë intervistë ekskluzive për gazetën “Bota Sot”, Milaim Mezini tregon për jetën e tij të pergjithshme, profesionale e private.

Cili është Milaim Mezininë në prizmën tuaj. Mundësisht na prezentoni një biografi tuajën?

-Kam lindur me 30 prill 1959, në fshatin Biçec, të Kaçanikut. Kam punuar në “Sharrcem” për 36 vite, tani jam në pension të parakohshëm. Por për artistët s’ka pushim. Aktualisht jetoj në Ferizaj dhe punoj së bashku me djemtë e mi: Artin dhe Andin, në audio-studion tonë muzikore, “Arti Records”, aty ku vlojnë këngët nga shumë këngëtarë/e nga të gjitha trojet tona etnike!

Nga kush jeni motivuar të merreni me muzikën popullore dhe folklorike?

-Këngën e kam trashëgimi familjare denbabaden dhe tek ne Mezint’ i’a thonë këngës i madhë e i vogël. Babai Hakiu, ka kënduar dhe egzekutuar në instrumentet frymore, gjyshi im: Dani, kishte pasë dy qifteli, ,kurse për babain e tij Fazliun, thuhet se ai kishte qenë një këngëtarë shumë i njohur në anën tonë. Për të thonë “Kur këndonte Fazliu, e shkymte llambën”!

Ju kujtohet kënga e parë si këngëtar dhe autori i tekstit të asaj kënge?

-Kënga e parë që kam kënduar ka qenë: “Mori Shkodër, moj mizore”.Autorin, as sot nuk e di..??

A keni zhvilluar aktivitet kulturor në ndonjë SHKA?

-Po. Unë jam edhe njeri ndër themeluesit e SHKA “Rrezet e Sharrit’’ Biçec, Kaçanik. Mbi 10 vite udhëheqës artistik. Kjo SHKA, asokohe ishte shumë e njohur në vend me interpretimet e saja të suksesshme gjithandej. Më vonë kam qënë edhe në SHKA “Bajram Curri” të Prishtinës, pak kohë në SHKA “Përparimi” të Kaçanikut, kurse tani në AKV “Kastriotët” të Ferizajt’!

Image

Keni kënduar vet, apo edhe me diken tjetër?

-Në fillim me disa fqinj, por nga viti ‘81, krijuam një duet me këngëtarin e mirënjohur Mahmut Ferati. Përkrahjen të madhe kishim nga instituti Albanologjik i Prishtinës, respektivisht nga etnomuzikologu i ndjerë, Bahtir Sheholli. Perfomanca jonë shumë shpejtë u pëlqye nga publiku. Ne sollëm në Kosovë për herë të parë edhe këndimin dyzërësh. Kurse si rapsod kam kënduar edhe me kolegë tjerë: Shaqir Cervadikun, Baki Bakiun, Skender Shabanin, Nejazi Likën, Xhabir, Hajriz Elezin, por herë pas here edhe me vëllaun tim Mejdiun, mërgimtarë!

Me këngë keni marr pjesë dhe merni kudo në shumë festivale folklorike në gjitha trojet shqiptare, dikur edhe në vënde të ish/jugosllavisë e në diasporën shqiptare. Amund të na thuani në cilat vënde keni marrë pjesë dhe si është pritur dikur në ish/jugosllavi, veshja kombëtare?

-Po, për një dekadë rresht ishim pjesëmarrës në RFBK “Gllogovci”, Festival i folklorit i papërsëristshëm, sepse ishte nën përkujdesjen e dorës profesioniste, pastaj në festivalin Evropian ,,Bemus’’ në Beograd-1988, ,,Takimet Abrasheviq” në Valevë-1986, ,,Kongresi i punëtorëve’’ në Sarajevë-1987, ,,Mikrofoni i artë’’ në Prishtinë-1988, ,,500 vjetori i Arbëreshëve’’në Kalabri & Sicili të Italisë-1988, ,,Kongresi i Folklorit’’ në Prishtinë, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe shumë turne nëpër diasporë etj. Veshjet tona kombëtare kanë kolorit të shkëlqyer dhe gjithmonë janë mirëpritur nga të gjithë. Mund t’a veçoj vetëm një rast jo të mirë në Beograd, ku etnomuzikologu serb, ishte i vetmi që nuk na intervistoi, por profesori tjetër Deviç, u pa ndryshe nga ai, sepse ai na përçafoj ngrohtësisht për performansën tonë, përndryshe ngado që performuam, jemi mirëpritur ngrohtë!

Image

Ju, përveq këngëtar, jeni edhe krijues i shumë këngëve?

-Krijimtaria është dhunti e Zotit, dhe që nga bankat e shkollës fillore e kam dashur krijimtarinë, së pari në role teatrale, pastaj edhe në këngë, pa ndarë tash e një gjysëm shekulli. Deri më sot kam krjiuar e interpretuar mbi 400 këngë, rreth 150 sosh për dëshmorët e kombit dhe 140 këngë për fëmijë, pastaj këngë gurbeti, balada, satira, parodi dhe së fundi kam përmbledhë rreth 140 anekdota. Deri më sot kam incizuar edhe 13 albume, (tre, në duet me Mahmut Feratin) dhe rreth 40 videklipe etj. Më kan dhuruar tekste me vlerë edhe aotorët tjerë si: Imri Musliu, Faruk Tasholli, Berat Luzha etj.

Çfarë simbolizon kanga "Krizë morale" në këngët tuaja të fundit. Çfarë ju bëri frymëzues "Kriza morale". A mund të na flisni pakëz për këtë hit këngë?

-Moralin tonë nëpër shekuj e kan ëndërruar shumë popuj tjerë. Por k’to vitet e fundit jemi dëshmitarë se morali në shoqërinë tonë nuk është si dikur?! Para dy dekadash luftuam me armë dore, kundër një armiku që për ne ishte superfuqi, por ne e fituam luftën, sepse morali ynë ishte shumëlartë.

Sot kur sheh shkollat plot, akademitë plot, shtëpitë e Zotit, Kishat dhe Xhamitë lot, morali do duhej të ishte shumë lartë, por tani po ndodhë e kundërta për fat të keq, morali ka rënë për tokë. Respekti jo në nivel, nataliteti në rënje, antivlerat, shundi-kiqi, politika servile, miqësia falso, etj, këto janë ato që m’kan shty t’a realizoj këtë këngë satirike, si një mesazh, e cila u vlersua shumë nga të gjithë, sepse është realiteti ynë i sotëm!

Image

Kënga juaj i ka kapërcyer tashmë kufijtë e Shqiptarizmit e diasporës së saj. Cfarë mund të na thuani?

-Vetëm me punë, disiplinë dhe përkushtim arrijmë aty ku synojmë, duke respektuar autoktoninë tonë në radhë të parë! Kam qenë shumë i lumtur kur kam dëgjuar grupin muzikor Gjerman “Super 700’’ duke kënduar këngën tonë ”Kur jam kanë nji vakt i ri” etj.

Cili shte koncerti më mbresëlënës për ju? Ç'ndjesi të jep adhuruesi i muzikës?

-Kam shumë, por do ta veçoja koncertin që dham më 1988 në Sicili, tek Arbëreshët e Italisë në nderim të 500 vjetorit të Skenderbeut. Aty pamë se si ruhet gjuha, kultura dhe tradita me shekuj, për t’mos u asimiluar brez pas brezi. Po, adhuruesit na detyrojnë të punojmë edhe më shumë, sepse Ata/o janë vlerësusit më besnik.!

I keni kënduar dhe i këndoni përherë Kosovë, Shqipërisë e dëshmorëve të saj, madje atëherë kur vëndi kishte nevojë me shumë se kurrë për mbështetje. Çfarë ndjesie keni kur i këndoni shqiptarizmite dëshmorëve të saj?

-Jo vetëm sot, por edhe në kohërat e egra shpesh jam atakuar me regjimin okupues Serbian, sepse isha papërshtatshëm dhe shpesh më kanë sanksionuar, cenzuruar në mënyra të ndryshme, vetëm pse këndoja këngë patriotike?! Pas luftës çlirimtare kam kënduar shumë këngë dëshmorësh, duke i ngritur në piedestalin më të lart përmes artit të këngës. Shumica sot më thërrasin ‘shpirt epik’. Prandaj këngëve të mia, shpirtin u’a dhan dëshmorët, sepse ATA flijuan më të shtrejtën, jetën. Disa më quajnë edhe si ‘zëdhënës i tyre’, sepse një pjesë të tyre i njoha nga afër dhe i kam prekur me dorën time!

Jeni nderuar me disa çmime, nga pasion i juaj për këngën, nga prezantimi i juaj dinjitoz përpara publikut shqiptar. Çdo të thonë për Ju ato çmime?

-Çmimet nuk t’bëjnë të pasur materialisht, por ato të bëjnë të pasur shpirtërisht. Deri më sot kam marrë shumë mirënjohje, lavdata dhe një dekoratë, medalje nga shoqata “Duart e shpresës” për koncertet humanitare gjithandej vendit, si dhe në festivalet për fëmij, nga Juritë profesioniste, kam fituar gjashtë herë vendin e parë!

Duke ju përcjellur me vemëndje dhe duke i dëgjuar me kënaqësi këngët tuaja, disi këngët tuaja e marrin për shtypjen se ato janë si uji i qetë, uji në vrapim e nganjiherë si uji rebelues, me plotë pragje të pafundme. Si do e karakterizonit muzikën tuaj?

-Kuptohet, dhe unë jam pjesë e këtij populli të shumëvuajtur. Të mirat dhe të kçiat i ndajmë së bashku. Më prekin shumë gjëra në shpirt, qoftë të mira dhe të kçia që na ndodhin. Mundohem gjithmonë që t’i prekë temat të ndryshme nga përditshmëria e jonë, duke i shëndrruar ato në vargje dhe tinguj, por pa egzagjerime, fryrje të mëdha. Vetëm duke e parë realitetin, duke gjykuar paanshëm dhe guximshëm, sepse poetët dhe artistët dihet se janë,jo vetëm argëtimi, por ngajher edhe tërmeti ynë!

Stuhia e keqe i merr njerëzit e gabuar, njëkohësisht në këtë kohë po i shohim se njerëzit e këq i bëjnë kulturë të gabuar. Sipas jush, a mendoni se kultura është në një kaos apo në stinë të keqe, e cila është futur një çorr sokak, apo?

-Fatkeqsisht kjo është shumë evidente. Në dikasteret e kulturës pak shohim njerëz adekuat, profesionist.Aty emërohen njerëz partiak, pa patur fare njohuri për kulturën. Bile në disa Komuna është për të ardhur keq, sepse i kan hequr drejtoritë e kulturës. Njerëz të menqur kan thënë: “Ndaq me zhdukë një popull, ska nevoj t’a vrasësh, vetëm zhdukjani kulturën”?! Politika ka futë hundët thellë në çdo pore të jetës, prandaj jemi viktimë e saj. Uroj të mbushemi mend dhe të shohim pa syze dioptrike?! Tashmë jemi dëshmitar se me kulturë dhe sport po pushtojmë botën, atëherë s’duhet lejuar këto marifete jo të mira në kulturën e një populli me traditë shumë të lashtë.

Aështë me keq se kur ishte keq (kohën e paraluftës, apo tash), dhe kur sipas jush, a do të jemi në gjendje të shohim më qartë rrjedhën e gjërave për të mirë, flas në aspektin kulturor-muzikor?

-Nuk është katastrofë, por edhe s’mund të themi se shumë mirë është. Nëse kujtojmë të kaluarën me gjithë at shtypje, censurë, si arritëm të ishim aq produktiv dhe cilësor me ato pak mjete që kishim, kurse sot pa kurfar censure kemi rënë nga niveli artistik, ku vlerat mund t’i numërojmë në gishta?! Padyshim fajtorë jemi edhe ne vet, sepse pak i servojmë publikut vlera të mirëfillta, duke mos investuar në ato sa duhet.Kur një këngëtar paraqitet 100 herë para publikut me të njejtën këngë, sado e mirë ajo këngë, kuptohët që edhe publiku krijon monotoni. Krijues kemi mjaft, por pak investojmë aty ku duhet.Ata/o që kan, investojnë, por jo që nuk na shijojnë, por vetëm baltosin këngën tonë me lloj, lloj krrokamash, melizmash orientale arabo-turko-sllave etj. Kështu që tash për tash vështirë të shohim rrjedha të qiltëra!

Ndodhemi në një krizë të krijimtarisë kulturore që ka prekur sidomos etnosin shqiptar. A ka ndonji mënyrë tjetër për ti evituar bastarduesit e muzikës e tallava, këngëtarët e parashutistët të tjerë të kësaj lëmie. Si do të mund ti eleminonim ata çfarë mendoni?

-Mendoj se vetëm me vlera të mirëfillta, me më shumë investime dhe me një kriter paksa më të prerë, sidomos në mediat tona, që shikojnë vetëm përfitimet e tyre materiale, pa qarë kokën sa vlerë kan ato. Kështu e dëmtojnë folkun, respektivisht muzikën popullore, e cila ështe shumë e bujshme. Kultura e jonë është brilante, por sot është atakuar nga disa njerëz diletant dhe të pandërgjegjshëm, të cilët shpesh bëjnë edhe racizëm kulturorë, me vetëdije, apo pa te, duke sharruar thellë në moqalin e marrëzisë kulturore!

Cilië shtë ndikimi i mediave digjitale për kulturën shqiptare. Është positive, apo?

-Për fat të keq ato vetëm s’apo e dëmtojnë kulturën. Sidomos portalet, sepse më shumë merren me veshjen, zhveshjen e këtij, apo atij këngëtari, se sa me vlerat që ai/ajo ka servuar publikut. Fokusi i tyre, nuk janë vlerat, por vetëm klikimet?!

Çfarë na nevojitet për të qenë i lumtur? Çfarë akordi magjik i duhet adhuruesve të muzikës shqiptare?

-Të gjurmoimë në burim. Vetëm aty e shuajmë etjën. Populli thotë: ‘’Mos pështyj në bunarin që ke pirë ujë me dekada e shekuj ’dhe mos lakmo të huajën”. E huaja s’bëhet kurr e jona. Pushimin shpirtëror dhe akordin magjik e gjejmë vetëm në thesarin tonë, i cili është i pafund për jetë e mot!

Cilën këngë e keni ma me për zemër dhe pse e keni atë këngë?

-Nuk ka këngë të keqe, por varet ne sa i japim shpirt asaj. Të bësh dallime mes këngëve tua, më duket sikur të bëj dallime ndaj fëmijëve që t’falë Zoti.

Cilët janë këngëtarët e preferuar, shqiptar?

-Ka shumë, por nga etnosi ynë janë të pavdekshmit: Sali & Feriz Krasniqi, Bajrush Doda, Avgustin Ukaj, T’bijtë e Sefë Mleqanit, Tahiri & Hashimi etj. Nga muzika popullore: Nexhmije Pagarusha, Shyqri Alushi, Ismet Peja, Vaçe Zela etj. etj..!

Cilat janë angazhimet aktual edhe planet tuaja më të afërta?

-Si përherë me punë, krijime, kompozime, inçizime, xhirime. Krijimtaria s’është e lehtë dhe kërkon disponim dhe shumë angazhim. Shpeshëherë edhe me pagjumësi. Unë, nuk punoj vetëm pë vete, por edhe për të tjerët. Me dëshirën që një të ardhme, që gjithë këtë volum krijues t’a botoj në disa libra, sipas zhanreve të këngëve!

Dhepërnë fund, çfarë mesazhi na jepni për adhuresit tuaj të muzikës?

-T’mos shkëputemi kurr nga melosi ynë, sepse aty është thesarë i knaqësisë sonë shpirtërore. Gjurmoni në te, jetoni me te, sepse nuk është vetëm argëtim, por edhe frymëmarrje e jonë në çdo sekond të jetës ngado që shkojmë. Sa më larg antivlerave, apo vlerave të dyshimta, të cilat vetëm sa na dëmtojnë dhe helmojnë brezat tonë në ardhje. Faleminderit për intervistën. Suksese në vazhdimësi dhe respekte Juve si gazetë dhe lexuesva t’uaj besnik.!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat