Rock United Fest më 6 dhe 7 shtator

Muzikë

Rock United Fest më 6 dhe 7 shtator

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:29
Rock United Fest

Më 6 dhe 7 shtator 2019 do të mbahet Festivali Rock United në Amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë. Rock United është projekt që bashkon grupet e muzikës rock dhe fansat nën moton “Një për të gjithë, të gjithë për Rock”.

Qëllimi kryesor i këtij festivali është që të vazhdojë tradita e rokut, e cila në Kosovë ka fillet tek vitet e gjashtëdhjeta, dhe të promovohet kjo kulturë tek të rinjtë, me pjesëmarrje më të madhe të bendeve të reja, duke përfshirë të gjitha komunitetet në Kosovë.

Gjatë 2 mbrëmjeve të festivalit në Gërmi do të marrin pjesë 12 grupe nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke u zgjeruar me bende ndërkombëtare në vitet në vijim.

MBRËMJA E PARË:

The Mole Pack, Zwada, Vini e Veni, Gillespie, Purgatory, kurse për mbylljen e natës së parë janë grupi legjendar kosovar Grupi 403, për të cilët kjo natë do të jetë kulminacioni i karrierës së tyre.

MBRËMJA E DYTË:

Proximity Mine, Jutbina, Këpurdhat, Trampolinë, PeterPan Quartet, dhe natën e dytë të festivalit do ta përmbyllë grupi i njohur Elita 5, të cilët i rezistuan kohës për 30 vite, duke i qëndruar besnikë muzikës rock, me shumë hite të njohura dhe performanca të paharruara.

Biletat në Prishtinë : Rockuzine, Dit’ e Nat’, MIQT Pub, Deck, Papillon, Rave Travel (Soma Book Station, Zyra e Rave Travel dhe Kiosku në Sh. Zahir Pajaziti)

Biletat në Prizren – Bar Aca, Ferizaj – Check In Bar, Gjilan – Te Papaku, Mitrovicë – Museum Pub dhe Therandë – Rock Hard.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat