Fillon “Agrofesta” në Krushë të Madhe

Muzikë

Fillon “Agrofesta” në Krushë të Madhe

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 13:43
Fillon “Agrofesta” në Krushë të Madhe

Në Krushë të Madhe të Rahovecit po mbahet edicioni i 6-të i Agrofestit ku banorët e kësaj ane bëjnë promovimin e produkteve të tyre bujqësore.

Kryetari i Rahovecit , Smajl Latifi, tha se kjo është dita kur qytetarët e kësaj komune shihen se sa punëtor dhe sa të vyeshëm janë .

Ai më tutje kërkoi nga institucionet qendrore që ta rrisin përkrahjen ndaj këtyre fermerëve.

Ndërkaq Kryetari i Krushës së Madhe, Selami Hoti i krahasoi gratë krushiane me feniksin , që filluan nga hiqi dhe tani kanë arritur majat e këtij biznesi.

Në këtë edicion sivjet  ka  risi, do të bëhet demonstrimi i përgatitjes së ajvarit , specave turrshi dhe ushqimeve tjera. Në mbrëmje do të ketë edhe performim nga Mc Kresha dhe Lyrical Son.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat