Shuhet "Princi i Këngës"

Muzikë

Shuhet "Princi i Këngës"

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 15:58
José José, i njohur si "Prince of Song"

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, këngëtari popullor meksikan José José, i njohur si "Prince of Song".

Ministria e Kulturës konfirmoi vdekjen e tij të shtunën, duke e përshkruar atë si një nga zërat më të dashur të Meksikës.

I njohur për baladat e tij, karriera e José José zgjati pesë dekada dhe ai shiti më shumë se 120 milion disqe. Ai mori disa nominime Grammy.

Këngëtari vdiq në një spital në jug të Floridas pas një beteje me kancerin e pankreasit, thonë raportet e mediave.

Këngëtari, kantautori dhe aktori i rastit, emri i vërtetë i të cilit ishte José Rómulo Sosa Ortiz, u ngrit në majën e klasifikimeve latine në vitet 1970 me këngë të tilla si "El Triste".

Suksesin do ta arrinte vitet 1980, dhe albumi "Secrets" i publikuar në 1983 do të shënonte kulmin e karrierës së tij.

Zëri i artistit, një kombinim i baritonit dhe tenorit lirik, mahniti audiencën ndërsa stili i tij i veshjes së kostumeve të theksuara me lidhëse harku, shami xhepi dhe shall mëndafshi u kopjua në të gjithë Amerikën Latine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat