Nesër shfaqet premiera ‘Exil’, bazohet në ngjarjet e viteve ’97 në Shqipëri

Muzikë

Nesër shfaqet premiera ‘Exil’, bazohet në ngjarjet e viteve ’97 në Shqipëri

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 15:06
Konferenca per media

Adhuruesit e baletit do të kenë mundësi nesër të ndjekin në Teatrin Kombëtar shfaqjen e premierës Exil me koreografi nga Eno Peçi, e cila bazohet në ngjarjet e viteve ’97-’98 në Shqipëri.

Balerini dhe koreografi, Eno Peçi, në një konferencë për media ka dhënë detaje rreth shfaqjes së kësaj premiere.  Ai tha se ka menduar emrin “Exil” pasi i përket ngjarjeve që prekën shqiptarët gjatë asaj kohe në Shqipëri dhe në këtë shfaqje paraqitet jeta e dy familjeve me probleme dhe sakrifica e tyre për t’i dërguar fëmijët jashtë vendit, për një të ardhme më të mirë.

Peçi: ‘Exil’, një histori e ngjarjeve të viteve ’97-’98 në Shqipëri

“Shfaqja quhet ‘Exil’, historia bazohet në vitet ‘97-’98, në ngjarjet që kanë ndodhur në Shqipëri, nuk është autobiografia ime. Janë dy familje të ndryshme që kanë probleme familjare për shkak të situatës dhe për shkak të shqetësimeve të tyre të brendshme mundohen t’i dërgojnë fëmijët në një vend tjetër që të kenë një të ardhme më të mirë, pavarësisht se familjet kanë problemet e tyre familjare, por fati i tyre fatkeqësisht është i njëjtë dhe përpjekja për fëmijët e tyre për një të ardhme më të mirë”, tha Peçi.

Ndërsa, balerini Muhamet Bikliqi tha se kjo shfaqje për të është një eksperiencë e jashtëzakonshme nga ana artistike.

Bikliqi: “Exil”, një eksperiencën e jashtëzakonshme

“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme edhe nga ana teknike edhe nga ana artistike edhe mënyra e shpjegimit, dhe të gjitha njohurit e Enos që i ka për veti na i ka sjellë neve. Faktikisht, ne kemi punuar me pothuajse këto stile po mënyra e këtij ndryshon, shpesh herë ne si balerin kemi bërë koreografinë, por jo edhe shpjegimin nga koreografët se çka është ajo, ky e ka bërë këtë specialitet për neve, nuk e ka shpjeguar vetëm si koreografi, por edhe si shkollë se si ajo bëhet që është një eksperiencë e jashtëzakonshme që e kemi përfituar gjatë kësaj shfaqjeje”, tha Bikliqi.

Edhe balerini tjetër Fatmir Smani tha se eksperienca e tij në këtë ngjarje ka qenë shumë emocionale, pasi sipas tij edhe në situatat aktuale njerëzit dëshirojnë të largohen nga vendi vetëm e vetëm për një të ardhme më të mirë.

Smani: Ne jemi në rrjedha të kësaj ngjarje edhe sot e kësaj dite

“Çka kisha dashur të them është puna emocionale që ne po thuajse jemi në rrjedha të kësaj ngjarje edhe sot e kësaj dite. Shqiptarët në përgjithësi këqyrin të dalin jashtë vendit për një perspektivë më të madhe dhe duke e pasur parasysh faktin që është ende aktuale, e kemi pas shumë të lehtë që të hyjmë në ngjarje. Tema e shfaqjes është dy të rinj që dëshirojnë të ikin jashtë vendit për një perspektivë më të madhe dhe këtë e ndjejmë faktikisht  gjatë rolit”, tha Smani.

Ndryshe premiera e shfaqjes ‘Exil’ është e katërta gjatë këtij viti, përderisa ardhja e koreografit Peçi në Kosovë është bërë me ftesë nga Teatri Kombëtar të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat