Festina Mejzini për herë të parë pjesë e spektaklit të madhe “Krishtlindje në Tiranë”

Muzikë

Festina Mejzini për herë të parë pjesë e spektaklit të madhe “Krishtlindje në Tiranë”

Nga: A.M. Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 14:41
Festina Mejzini

Festina Mejzini mbetet një zë specifik që vazhdon të ruaj origjinalitetin që atë e karakterizon nga këngëtarët tjerë shqiptarë edhe pse preferon më shumë festivale dhe shumë rrallë videoklipet, lidhja e saj me muzikën mbetet e fortë, një dashuri kjo e hershme e saj e destinuar të zgjasë shumë, Këndon në stilin e saj, por që provon cdo gjë dhe ia arrin. Kjo Vajze e veçantë  do jete për herë të parë pjesë e spektaklit “Krishtlindje në Tirane”. Mes atmosferës së festave është Sokol Guga, producenti dhe regjisori i këtij eventi që do sjell për publikun shqiptarë edicionin  e 5 të spektaklit aq të dashur që tashmë është kthyer në traditë në kryeqytet.

Na ndajnë vetëm dy javë nga magjia që do të dhurojë ky spektakël i fundvitit.

Image

Ky është një vit i veçantë”- shprehen organizatorët, ku për herë të parë stafi realizues është duke punuar për ti dhuruar publikut edhe një revistë të 5 edicioneve Krishtlindje. Revistë e cila do të jetë e bashkangjitur me revistën StarPeople e cila është edhe partnere e këtij edicioni.

Këtë vite bashkë me Festinën do jene dhe artistet tjerë:  këngëtarja e njohur Kejsi Tola, tenori i madh shqiptar Kastriot Tusha, aktoria e mirënjohur, e cila vjen enkas nga Australia Arta Mucaj e cila do të vij me një poezi por edhe të ftuar ndërkombëtar si këngëtarja e famshme ruse, Polina Smolova e këngëtari i famshëm Italian Giuseppe Povia.

Image

Gjithçka është konfirmuar dhe pritet që vetëm artistët të mbërrijnë në Tiranë për spektaklin “Krishtlindje në Tiranë”. Gjithçka në këtë spektakël do të jetë live, ku orkestra do të drejtohet nga Artemis Veizaj, e orkestrimet nga Jusiald Xhani të cilët janë kujdesur për performancat artistike. Skenografia e këtij edicioni i është besuar përsëri të mirënjohurit Bashkim Zahaj i cili tashmë është pjesë e produksionit.

Spektakli “Krishtlindje në Tiranë” këtë edicion do të transmetohet ne televizionin Klan + në datë 25 Dhjetor për të gjithë telespektatorët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat