U nda nga të gjallët e saj bashkë me tingujt e saj magjepsës

Muzikë

U nda nga të gjallët e saj bashkë me tingujt e saj magjepsës

Nga: Xhavit Çitaku Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 13:47
Nexhmije Pagarusha

Disa fjalë me rastin e vdekjes së Nexhmije Pagarushës. artistes sonë të madhe dhe të papërsëritshme në artin muzikor shqiptar.

Ata që e dëgjuan, që e njohën, e shijuan zërin e saj, e duartrokiten, nuk do të kenë të vështirë ta ruajnë në kujtesë. Ajo kishte lindur për të mbetur një emër dhe një vlerë e shprehive më të qenësishme të pasurisë sonë shpirtërore. Kontributi i saj i shquar është shpërblyer me dhënien e shumë çmimeve, shpërblimeve dhe duartrokitjeve për arritjet në këtë fushë me shumë përpjekje. Këngët e saj të pavdekshme , zërin e saj të papërsëritshëm, la mesazhet e saj patriotike, mesazhet e saj për punën dhe jetën, për njeriun dhe dashurinë.

Këndoj ajo dhe u laureua në festivale jashtë dhe brenda vendit dhe këngët e saj mbetën edhe në gojën e popullit. Nexhmije Pagarusha  do të mbetët si një shembull  i një kujtese të njerëzve si një dëshmi e gjallë e përpjekjeve dhe arritjeve të një gruaje. Ajo provoi duke guxuar, arriti duke u përpjekur, sfidoi duke luftuar, besoi të talenti dhe u shpërblye. Për afro 50 vjet në skena të ndryshme të vendeve evropiane, që u kthye si një simbol të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ajo u shfaq si një krijuese e interpretuese virtuoze dhe origjinale, me zë të veçantë e të shoqëruar me muzikalitet. Ajo la pas jo vetëm këngën brilante, por edhe shembullin e një gruaje të emancipuar, duke thyer çdo tabu për kohën në të cilën jetoj e punoi. Ajo nuk spikatet si një këngëtare e veçantë vetëm për zërin e saj, por edhe për vlerat dhe kontributet si një grua që theu akullin e mbrapshtisë shekullore se gruaja duhet të kryej vetëm punët e shtëpisë e asgjë më shumë. Zëri i saj është i papërsëritshëm, i cili u dëgjua edhe në skenat evropiane së bashku me Ansamblin e këngëve dhe valleve “ Shota”. Për shumë dekada në skenë ajo këndoi mbi 150 këngë.

Ajo ishte dhe mbeti një zë i jashtëzakonshëm, një interpretuese, që do të mbetët në sfondin e artë të traditës sonë të shkëlqyer të muzikës popullore.

Dhe krejt në fund: Nexhmijen për herë të parë e takova sa isha student dhe disa herë më pas dhe me duhet të jap edhe këtë vlerësim se ajo për mua është një pasuri e traditës sonë të vyer të muzikës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat