Amaneti i Bilbilit tregon diçka

Muzikë

Amaneti i Bilbilit tregon diçka

Dibran Demaku Nga Dibran Demaku Më 7 shkurt 2020 Në ora: 17:53
Nexhmije Pagarusha

Bilbili i Kosovës-Nexhmije Pagarusha, qenka shuar. Ky është një lajm i zi jo vetëm për botën artistike,por për krejt shqiptarët kudo ata janë!Dhe jo vetëm për shqiptarët,por edhe më larg e edhe më gjërë!Bilbilin e Kosovës e kanë njohur dhe e kanë çmua popuj e popuj të Ballkanit dhe të Europës dhe për të kanë shkruar e kanë folur me nderimin më të madh?!...Dhe këtë nderim deri në adhurim e meritonte Ikona e muzikës jo vetëm shqiptare Nexhi-apo Bilbili i Kosovës!...

Si punëtor i kulturës(gazetar në programin për fëmijë në RTP-e dikurshme,Nexhin e kam njohur e takuar shumë herë,gjatë atyre viteve!

Në vitin e furtunshëm 1990,Nexhmija e madhe do të vizitonte shkollën e fshatit të saj të lindjes në Pagarushë,dhe mua më buzëqeshi fati që si gazetar i programit për fëmijë bëja një enision-reportazh për atë vizitë!

Së bashku me rexhisorin Bardhyl Bekteshi dhe me gjithë ekipin e realizuam emisionin-reportazh,në të cilin emision vetë Nexhi e madhe do të fliste para fëmijëve të shkollës të fshatit të saj të lindjes për jetën e saj artistike dhe jo vetëm!

Por,do ti që nganjëherë edhe vetë und fati është i lidhur me fatkeqësinë!Siç e cekëm edhe më lartë ishte viti i furtunshëm 1990.Ishin ditët dhe muajtë kur Kosova i kishte lënë prapa pazaret me Serbinë dhe bëhej gati të ecte rrugës së saj të pavarur!

Me dy korrik të atij viti kuvendi i Kosovës e kishte shpallur Deklaratën kushtetuese.Emisioni-repirtazh ishte paraparë që të emitohej me datën tre korrik,por për arsye që atë ditë ishte festa e Bajramit të madh,ishte lëvizur data e emitimit të emisionit-reportazh për Nexhmijėn dhe vizitën e saj në vendlindje!Për këtë lëvizje të datës së emitimit e lajmërova edhe redaktorin e atëherëshëm të programit Hajro Ulqinakun dhe ai u pajtua që emisioni të emitohej me datën gjashtë korrik!Por,emisioni nuk i emitua asnjëherë pasiqë policia serbe e kishte pushtuar Tekevizionin me datën pesë korrik!...

Nexhmijen e madhe-Bilbilin e Kosovës,apo Ikonën e muzikës shqiptare do t‘a takoja në Zym të Hasit,në takimin tredicional për Shtjefën Gjeqovin , këtu e dhjetë vite më parë. Aty Nexhi kishte ardhur e përcjellun nga i vëllai Tariku(përndryshe kolegë yni nga koha e RTP-së!

Rrugën e kthimit nga Zymi i Hasit deri në Prishtinë e bëmë bashkë unë autori i këtij shkrimi,ime shoqe,Nexhi dhe Tariku.Meqë drekën e kishim ngrënë në Zym të Hasit,nga organizatori i manifestimit,gjatë rrugëtimit për në Prishtinë bëmë një ndalesë të shkurtër sa për një kafe në Qafë të Dules!Duke pirë kafetë e pyeta Nexhin nëse e kisha drejtuar makinën si duhet dhe kur ajo më tha se gjithçka ishte në rregull I vëllai i saj Tariku ma ktheu:-Kjo që po thotë Nexhi është krejt e vërtetë sepse po të ishte ndryshe prej Zymit e deri këtu ku ta di unë se sa shuplakë dhe grushte do të kishe hëngër në kokë prej saj!...U qeshëm që të gjithë dhe mbase nga kafetë e mrekullueshme(kështu do të shprehej Nexhmija e madhe në llogari të stafit të lokalit),ajo pra Nexhi sikur fitoi një energji dhe nga ai moment e deri në Prishtinë do të fliste e rrëfente për jetën e saj artistike dhe jo vetëm!...Në rrëfimin e saj kishte edhe ca dromca paksa të hidhura për realitetin nëpër të cilat po kalonte shoqëria shqiptare!Dhe ai realitet ishte i dhjetë viteve më parë! Sa ka ndryshuar ai realitet tash pas dhjetë vitesh të tjerë?!...

Nexhi(e sëbashku me Nexhin) kishim jetuar në një realitet tjetër ku mbi gjithçka çmoheshin vlerat!Nexhi do të tregonte se njëherë ajo dhe këngëtarët e tjetër që e shoqëronin kishin shkuar këmbë nga Prishtina në Vushtrri,pasi që autobusi që di t‘i dërgonte atje kishte pësuar avari!...Dhe kishin shkuar të këndonin pa asnjë lekë?!...Asaj di t‘i thoja unë sakrificë-do të shtonte

Nexhi në bisedë e sipër!...Ndërsa sot këngëtarët pa asnjë ditë të shkollës së muzikës janë shndërruar në milionerë?!...Gjithçka shitet e blihet me para?!...Dhe për këtë as që dua të diskutoj?!...Paraja shkon e vjen...Sot është,nesër nuk është...Por ç‘të bëjmë me njerëzorën,atë të bukurën?!...Ajo sikur nuk egziston,sikur ka humbur?!...Kam frikë se shumë njerëz(e këtu do të fusja këngëtarë e këngëtarë...) janë bërë robër të parasë?!...Në krejt rrëfimin e saj vërehej një dëshpërim me realitetin në të cilin jetonte?!...

Sot erdhi lajmi i zi se ajo paska kaluar në amshim!Paska shkuar po me atë brengë nė zemër që e shpërfaqi para dhjetë vitesh gjatë atij udhëtimi Zym i Hasit-Prishtinë!....Këtë e vërteton edhe amaneti që paska lënë:Të varroset në fshatin e saj të lindjes pa bujë dhe vetëm në rrethin e ngushtë familjar!...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat