Finalja e Sanremos! Ja kush triumfoi në edicionin e 70-të

Muzikë

Finalja e Sanremos! Ja kush triumfoi në edicionin e 70-të

Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 10:48
Finalja e Sanremos

Çmimi i parë në “Sanremo 2020” u rrëmbye nga kantautori Diodato me këngën “Fai Rumore” (“Bëj zhurmë”).

Diodato, i cili do të përfaqësojë Italinë në Eurovision fitoi gjithashtu çmimin e Kritikës dhe çmimin ”Lucio Dalla”. Pas tij u rendit Francesco Gabbani dhe në vend të tretë Pinguini Tattici Nucleari.

Një vit më parë,  Italia u përfaqësua nga këngëtari Mahmood me këngën “Soldi”, e cila u rendit e dyta në Eurovizion.

Image

Përgjatë mbrëmjes, spektakli u shoqërua me zhvillime të shumta. Amadeus nuk e humbi bastin në finalen e Sanremos dhe erdhi në skenë si Maria De Filippi.

Fiorello dhe Amadeus kishin vënë një bast: nëse shikueshmëria e festivalit do t’i kalonte 50%, atëherë në skenë do të imitohej Maria De Filippi dhe kështu ndodhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat