Ekspozohet për herë të parë portreti i Beet’hovenit

Muzikë

Ekspozohet për herë të parë portreti i Beet’hovenit

Nga: atsh Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:07
Portreti i Beet’hovenit

Një portret i Beet’hovenit, i vizatuar me ngjyrën e një kallamari të gjallë nga piktori surrealist spanjoll, Salvador Dalí, do të shfaqet për herë të parë të dielën në Gjermani.

Vizatimi është pjesë e ekspozitës së  Salvador Dalísë dhe Hans Arpit, që do të hapet në Remagen të Gjermanisë me rastin e 250-vjetorit të lindjes së kompozitorit të madh.

Dalí (1904-1989) dhe Arp (1886-1966) u takuan në Paris në vitin 1929 dhe punuan së bashku për një dekadë, duke marrë pjesë në ekspozita të shumta, kur Arp ishte në fazën e tij surrealiste.

Ekspozita është realizuar për të treguar dialogun intensiv që ekzistonte mes dy artistëve gjatë kulmit të Surrealizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat