Gili qysh në vitet e 80-ta kishte realizuar duet me një kinez

Muzikë

Gili qysh në vitet e 80-ta kishte realizuar duet me një kinez

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:20
Pamje nga videoja

Këngëtarja Gili është këngëtarja e parë shqiptare që ka bërë një duet me një të huaj.

Gili bashkë me grupin “Trio Rona” në vitin 1988 është paraqitur në festivalin “Akordet e Kosovës” me këngën “Djali nga Kina” e për të kënduar këtë këngë ajo kishte zgjedhur një këngëtar kinez, i cili asokohe ka studiuar gjuhën shqipe në Prishtinë.  

Çdo ditë me të jam në Prishtinë, por mendja tij është larg në Kinë, është një pjesë e refrenit të kësaj kënge që ishte shndërruar në një hit të madh për ato vite.

Kënga ishte kënduar në gjuhën shqipe dhe kineze, ndërsa ishte shpallur fituese e festivalit të vitit 1988.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat