Vdes legjenda e muzikës reggae Toots Hibbert

Muzikë

Vdes legjenda e muzikës reggae Toots Hibbert

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 10:40
Toots Hibbert

Legjenda e muzikës reggae, Frederick Nathaniel “Toots” Hibbert, ka vdekur në moshën 77-vjeç.

Ai ishte pjesë e grupit Toots & the Maytals që nga viti 1960, raporton BBC.

Vetë grupi e ka dhënë lajmin përmes një statusi në rrjete sociale, ku kanë shkruar se Hibbert “ka vdekur paqësisht” në Kingston i rrethuar nga familja.

Edhe pse nuk janë bërë të ditura detajet nga vdekja e tij, dihet se ai kishte rezultuar pozitiv për koronavirus dy javët e fundit dhe ishte shtrirë në kujdes intenziv.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat