‘Tony Drum Studio’ në koncertin e shtatë nderon figurat e kulturës që u shuan gjatë pandemisë

Muzikë

‘Tony Drum Studio’ në koncertin e shtatë nderon figurat e kulturës që u shuan gjatë pandemisë

Më: 12 tetor 2020 Në ora: 15:13
Foto Ilustrim

Shkolla e parë në trojet shqiptare për mësimin e baterive, Tony Drum Studio organizon koncertin e shtatë me radhë për bateri.

Qëllimi i organizimit të këtij koncerti është promovimi i batersitëve të rijnë, ashtu siç është bërë traditë tash e disa vite. Në këtë edicion pika hapëse e koncertit do tu kushtohet nderimit të figurave të kulturës dhe artit shqiptar që ndërruan jetë gjatë pandemisë.

Në pikën hapëse do të luhet në bateri, kënga ‘Baresha’ e këngëtares tonë të madhe Nexhmie Pagarusha. Gjatë performimit të kësaj kënge do të shfaqen edhe fotot e artistëve tjerë të mëdhenj.

Koncerti do të vazhdoj me batersitët e tjerë që do të luajnë individualisht këngët e përzgjedhura në përcjelljen e bendit profesional dhe këngëtareve të skenës shqiptare.

Koncerti është gjiruar në Sheshin 21 dhe do të transmetohet gjatë kësaj jave në RTV 21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat