Peja Jazz - Edicioni i Parë, organizohet nga Kinema Jusuf Gërvalla dhe Anibar këtë dhjetor

Muzikë

Peja Jazz - Edicioni i Parë, organizohet nga Kinema Jusuf Gërvalla dhe Anibar këtë dhjetor

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 20:19
Peja Jazz

Anibar dhe Kinemaja “Jusuf Gërvalla” këtë dhjetor po e nisin organizimin e një ngjarje të re në Pejë. “Peja Jazz”, do njihet seria e koncerteve e cila do të sjellë frymën e muzikës xhaz për publikun, jo vetëm pejan.

Në kohën kur pandemia Covid-19 ka godit skenën e kulturës, gjithandej globit, organizatorët kanë dëshiruar të sfidojnë veten që mu në këtë kohë të krijojnë një ngjarje të re kulturore e cila ka për qëllim zvogëlimin e distancës mes nesh, gjithmonë duke respektuar masat në fuqi për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.

“Peja Jazz” nuk është festival por ka me qenë një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz dhe ideve të reja.

Kjo ngjarje do të zhvillohet në datat 7,8,9 dhe 10 dhjetor në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.  Të njëjtat koncerte do të transmetohen edhe live në mediat sociale të Kinema Jusuf Gërvalla dhe Peja Jazz.

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, ndërsa së shpejti do të filloj shitja e biletave.

Ky edicioni i parë i Peja Jazz po organizohet në kuadër të projektit të Anibar, Komunitet i Fuqizuar përmes Artit dhe Kulturës të mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyres së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat