Gjeniu i muzikës: Bëhen 40 vjet nga vrasja e John Lennonit

Muzikë

Gjeniu i muzikës: Bëhen 40 vjet nga vrasja e John Lennonit

Nga: B.S. Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 11:06
Joko Ono e John Lennon

Sot shënohet 40 vjetori i vrasjes së anëtarit të "Beatles"-ëve legjendarë, John Lennon, i cili u vra në Nju Jork nga një tifoz i çmendur, Mark David Chapman.

Lennon i famshëm u vra në mbrëmjen e 8 dhjetorit 1980, para ndërtesës së Dakota në Nju Jork, menjëherë pasi mbaroi një nga albumet e tij.

Chapman ka qëlluar Lennonin në shpinë disa herë ndërsa ai ishte duke u kthyer në shtëpi me gruan e tij Joko Ono.

Vrasësi vuan dënimin me burgim të përjetshëm.

Lajmi për vdekjen e Lennon tronditi botën.

Presidenti i atëhershëm amerikan Ronald Reagan deklaroi se kjo është "tragjedi e madhe", ndërsa mijëra tifozë dolën menjëherë në rrugët e NJu Jorkut dhe para ndërtesës ku u vra Lennoni, raporton Agence France-Presse.

Media pastaj e krahasoi vdekjen e Lennon me vrasjet e John F. Kennedyt dhe Martin Luther Kingut.

Lennon, i lindur më 9 tetor 1940 në Liverpool, ishte këngëtar, kompozitor dhe kitarist i Beatles-ëve. Karriera e tij shumë kreative gjithashtu kishte episode të aktivizmit politik, aktrimit dhe shkrimit.

Lennon dhe një anëtar tjetër i "Beatles"-ëve, Paul McCartney, kanë ndikuar thellësisht në zhvillimin e muzikës pop dhe rock, dhe këngët e tyre janë renditur ndër këngët më të mira dhe më të dëgjuara të të gjitha kohërave. Këngët më të famshme solo të Lennon janë "Imagine", "Jealous Guy" dhe "Give Peace A Chance".

Lennon mbeti frymëzim për shumë muzikantë dhe grupe, dhe gjërat që ai zotëronte vazhduan të merrnin çmime të larta në shitjet në ankand.

Pianoja në të cilën Lennon kompozoi këngën "Imagine" është shitur në Londër në vitin 2000 për 2.45 milionë euro dhe një nga kitarat e tij për më shumë se dy milion dollarë në vitin 2015 në Shtetet e Bashkuara.

Autori i librit për "Beatles"-ët, Stan Quest, ka theksuar bukurinë e përjetshme të disa prej këngëve të Lennonit, duke theksuar pjesën "Jealous Boy".

"Lennon ishte një gjeni natyror për muzikë dhe ai ishte anëtari më intuitiv i Beatles-ëve, i vetmi që mund të kompozonte 'Fushat e Straëberry përgjithmonë', dhe kjo nuk u bë para ose pas tij," tha Questa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat