Truri i simfonisë virtuale/ Dirigjenti Gustavo Dudamel synon të frymëzojë të rinjtë

Muzikë

Truri i simfonisë virtuale/ Dirigjenti Gustavo Dudamel synon të frymëzojë të rinjtë

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 15:14
Qëllimi i dirigjentit është që të frymëzojë të rinjtë me muzikën klasike.

Simfonia virtuale, nën dirigjimin e Gustavo Dudamel pritet të nisë një tur botëror. Synimi i këtij projekti është frymëzimi i të rinjve me muzikën klasike dhe “shërimi” i shpirtit njërëzor në këtë periudhë pandemie.

Simfonia virtuale, një projekt i dirigjentit venezuelian Gustavo Dudamel pritet të nisë një tur botëror, pas premierës së zhvilluar në Madrid.

Qëllimi i dirigjentit është që të frymëzojë të rinjtë me muzikën klasike.

“Muzika ka një rol thelbësor në shërimin e shpirtit të njerëzimit, i cili është kaq i tronditur në këtë kohë pandemie dhe kufizimesh të tjera që na ndajnë,” -tha ai në një intervistë për BBC.

Dudamel dëshiron që Simfopnia të jetë tingulli i një bote me ide të ndryshme që harmonizohen së bashku.

“Muzika është një gjuhë pa fjalë: i vjen secilit prej nesh në një mënyrë unike dhe megjithatë na bashkon edhe pse e vlerësojmë në mënyra të ndryshme. Për mua ky është një simbol i bukur për këto kohë – ne mund ta përqafojmë njëri-tjetrin përmes muzikës “- thotë dirigjenti.

I prezantuar në muzikë përmes “El Sistema”, një rrjet orkestrash rinore në Venezuelë me një dimension të fortë të komunitetit, ai ka shfrytëzuar karrierën e tij për të zhvilluar projekte që synojnë frymëzimin dhe bashkimin e fëmijëve dhe të rinjve në dhjetëra vende të botës.

Fondacioni Gustavo Dudamel, të cilin ai drejton me gruan e tij, aktoren Spanjolle María Valverde, ka punuar me fëmijë të margjinalizuar nga Suedia dhe Venezuela, duke krijuar “ura” sociale përmes takimeve midis muzikantëve të rinj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat