Muzikanti amerikan, Tony Rice vdes në moshën 69 vjeçare

Muzikë

Muzikanti amerikan, Tony Rice vdes në moshën 69 vjeçare

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Tony Rice

Tony Rice, i njohur si një nga legjendat kryesore të muzikës ‘bluegrass’ të viteve 1970, vdiq në Ditën e Krishtlindjeve në moshën 69 vjeçare.

Shoqata Ndërkombëtare e Muzikës konfirmoi lajmin në një deklaratë të dhënë për Fox News.

“Me dhimbje të thellë ne i themi lamtumirë një prej zërave dhe muzikantëve ikonë në historinë e ‘Bluegrass’. David Anthony ‘Tony’ Rice vdiq në shtëpinë e tij në Reidsville”, thuhet në deklaratë.

“Për neve dhe për të gjithë ata që e njohën ishte fat, është e pamundur të shprehim me fjalë aftësinë dhe ndikimin e tij të pafund. Si një këngëtar, tekstshkrues dhe kitarist, ka pak që do të përputhen ndonjëherë me ndikimin e tij në bluegrass dhe muzikë akustike”.

Artisti ka qenë po ashtu pjesë e grupit “Neë South” së bashku me Ricky Skaggs. Ky i fundit ishte në mesin e kuadrit të muzikantëve për të ndarë mendimet e tyre mbi karrierën dhe ndikimin e Rajs pasi lajmet për vdekjen e tij.

Muzika ‘Bluegrass’ ndërkohë është një zhanër i muzikës me amerikane që u zhvillua në vitet 1940 në rajonin Appalachian të Shteteve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat