“Borisi vrau muzikën”, muzikantët të inatosur për refuzimin e lëvizjes pa viza në BE

Muzikë

“Borisi vrau muzikën”, muzikantët të inatosur për refuzimin e lëvizjes pa viza në BE

Më: 10 janar 2021 Në ora: 16:49
Thom Yorke

Muzikantët kanë shfaqur zemërimin e tyre përmes rrjeteve sociale pas lajmit se qeveria britanike ka refuzuar marrëveshjen e tureve pa viza, si pjesë e negociatave të Brexit-it.

Të shtunën u raportua se Britania ka refuzuar një marrëveshje nga Bashkimi Evropian që do të lejonte muzikantët të hyjnë në shtetet anëtare të BE-së, pa viza.

Marrëveshja pas Brexit-it me BE-në parasheh që disa punonjës të profesioneve të caktuara lejohen të udhëtojnë për biznes pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë, megjithatë muzikantët nuk e kanë këtë të drejtë.

Muzikanti Thom Yorke, pjesëtar i grupit Radiohead, ka reaguar ndaj lajmit ashtu si edhe muzikanti tjetër Geoff Barrof i grupit Portishead, i cili ka shkruar “Borisi vrau muzikën”.

Artisti Tim Burgess ka shkruar se si muzikantë meritojnë një sqarim, shkruan NME. 

Unioni i Muzikanëtve ka reaguar po ashtu, duke thënë se janë të zemëruar dhe të alarmuar që të zgjedhurit e tyre zgjodhën të refuzojnë ofertën e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat