Një interpretim brilant!

Muzikë

Një interpretim brilant!

Nga: Remzi Limani Më: 29 maj 2021 Në ora: 19:52
Fituesja e garave, Nina Fushtica me prindër dhe vëllain e saj

Në garat pianistike për junior të cilat u mbajtën në Tiranë, vogëlushja, Nina Fushtica zuri vendin e parë, duke na dëshmuar, se ajo di të na dhurojë tingujt e nartë, për tu freskuar dhe mrekulluar me lojën e saj artistike, me të cilën na bëri për veti dhe për ta admiruar interpretimin e saj.

Për një çast, ajo u nda nga vallja e fluturave dhe hapi krahët mbi tastierën e pianos në sallën e koncerteve "Tonin Harapi" në Tiranë.

Kjo pra është Nina Fushtica nga Prishtina, pjesëmarrëse në Garat e Juniorëve, "Tirana Talent", ku përformuan fëmijë nga Shqipëria dhe Kosova, ku pianistja jonë simpatike, Nina Fushtica me përformancën e saj të shkëlqyer zuri vendin e parë.

Pra, kjo e arritur dëshmon talentin dhe punën e pamohueshme për të arritur aty ku dëgjohen tingujt e luajtur nga gishtat e njomë të dashurës sonë, Nina, e cila para publikut dhe jurisë profesinale, dëshmoi kulturën e interpretimit brilant duke premtuar, se kjo vashëz ka predispozita natyrore për t'u bërë emër i veçuar në fushën e interpretimit pianistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat