Kënga e George Michael “ Careless Whisper” ështe votuar si kënga numër një e të gjitha kohrave në një votim të ri në radio, duke e larguar këngën “Imagine” të John Lennon, për herë të parë brenda tre vitesh.
Më shumë se 28 mijë vota në Smooth Radio zgjodhën këngën e të ndjerit George mes 500 këngëve të tjera.
Kjo këngë u realizua në vitin 1984 dhe fitoi këtë pozitë katër muaj pas vdekjes së këngëtarit.