Sonte nis Festivali “Hasi jehon 2017”

Muzikë

Sonte nis Festivali “Hasi jehon 2017”

Më: 4 maj 2017 Në ora: 08:23
Festivali Hasi jehon

Nën qiellin e hapur, sonte ( e enjte) në orën 18 me hapjen solemne, nis edicioni i 18 festivalit të folklorit burimor “Hasi jehon 2017” 

Në orën 18 e 30 me porgramin e përgatitur enkas për këtë festival në natën e parë do të paraqiten 7 Shoqri Kulturore Artistike, ndërsa e para para publikut që tradicionalisht është në numër të madh do të paraqitet mikëpritësi ShKA “Malësori”

Traditën e Krumës së Hasit në edicionin e edicionin e 28 do ta shpërfaq Grupi i folklorit burimor që vepron në kuadër të Pallati i Kulturës  “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit të Sqhipërisë.

Për herë të parë në festivalin Hasi jehon merr pjesë Grupi “Boras” i shqiptarëve nga Suedia, organizëm kulturor ky që në këtë shtet skandinav ruan traditën shqiptare. 

Në natën e parë me programet e tyre do të paraqiten edhe:  ShKA “Kqira”  nga Puka, ShKA “Bajram Curri” nga Krusha e Madhe, ShKA “Bresana” nga Bresana dhe

ShKA “Shote Galica”  nga Drenasi

Festivali Hasi jehon u themelua me 8 mars të vitit 1975

ShKA “Malësori është themeluar nga mësuesit e fshatit më 8 mars të vitit 1975.

Që nga themelimi ShKA “Malësori” u mendua si një katalizator emancipimi për fshatin dhe rajonin.

Sidomos në fillimet e para të aktivitetit, u përball me vështirësi, për ti kapërcyer ato, dhe për tu shndërruar sot në krenari, jo vetëm të fshatit Gjonaj, jo vetëm të Kosovës, por të pasurisë gjithëkombëtare folklorike.

Një vit pas themelimit “Malësori” organizoi festivalin e parë “Hasi Jehon”. Ky festival në fillim është quajtur Rivista e ShKA-ve dhe grupeve dramatike dhe ishte dedikuar për shfaqje artistike të grupeve të Hasit.

Festivali u mbajt deri në vitin 1979. Në vitin 1980 festivali nuk u mbajt për shkaqe politike. 

Në vitin 1983 Festivali “Hasi Jehon” rikthehet në skenë për të vazhduar çdo vit, deri në vitin 1988. Në këto vite “Malësori” ishte  shndërruar në një ShKA me potencial  të pasur kulturo –artistik, duke e prezantuar me sukses Kosovën në festivale ballkanike e ndërkombëtare.

 Festivali “Hasi Jehon” menjëherë pas luftës u rikthye fuqishëm me edicionet mbarëkombëtare të pjesëmarrjes së organizmave kulturor.

Ky festival sot quhet “Dasma Hasjane”, e në këtë dasmë parakalon pasuria folklorike e gjithë gjeografisë shqiptare.

 Nëpër vite festivali “Hasi Jehon” u shndërrua  në ngjarjet më të organizuara dhe më të suksesshme kulturore në Kosovë, duke i zgjeruar aktivitetet që organizohen në kuadër të festivalit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat