5 fakte që nuk i keni ditur për Led Zeppelin

Muzikë

5 fakte që nuk i keni ditur për Led Zeppelin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 18:48
Led Zeppelin

Ata janë një nga grupet më legjendarë të muzikës rock. Këngët e tyre dëgjohen nga mijëra të rinj edhe në ditët e sotme, ashtu sikurse ‘Stairway to Heaven’ konsiderohet si një nga baladat më të bukura të realizuara deri më sot.

Nëse do të ktheheshim në ’70, sapo të dëgjonim emrin Led Zeppelin, me siguri do të boshatisnim xhepat e arkat e kursimit, për të qenë në një koncert të grupit (edhe pse, bileta në atë kohë kushtonte vetëm 7$).

Cilësia e muzikës dhe talenti i katër pjesëtarëve të bandës, kanë bërë që shpesh ata të cilësohen si hyjnorë, ashtu sikurse fanatikët e fesë kanë aluduar se grupi ka lidhje me çështje satanike.

Përtej kësaj e fasadës që të gjithë njohim për Led Zeppelin, më poshtë ju paraqesim 5 fakte interesante për ta:

1. Jimmy Page ka thënë se albumi tyre i parë është regjistruar për afro 30 orë.
2. Gjatë një udhëtimi, Robert Plant dëshironte të blinte një bluzë, për pagesën e së cilës i është kërkuar një mjet identifikimi. Si rrjedhojë e mospajisjes momentale me një të tillë, është detyruar të vërtetojë se është ai, nëpërmjet kopjes së një albumi që kishte në makinë.
3. Ishin i vetmi grup i pajisur me avion privat.
4. Robert Plant pagoi në 80′ disa radio, për mostransmetimin e mëtejshëm të ‘Stairway to Heaven’. “Jam lodhur shumë duke e kënduar, nuk dua ta dëgjoj më”, është shprehur ai.
5. Grupi u shpërbë pas vdekjes së Bonham (bateristit). “Nuk kishte kuptim të merrnim një tjetër. Do duhej t’i shpjegonim 10 vite nga e para”, ka thënë Plant në një intervistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat