Jazz në Korçë, artistja austriake mrekullohet nga qyteti e njerëzit

Muzikë

Jazz në Korçë, artistja austriake mrekullohet nga qyteti e njerëzit

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 17:34
Michaela Rabitsch

Pjesëmarrësit e edicionit të gjashtë të festivalit ndërkombëtar Jazz in Albania pas perfomancave që japin në Tiranë udhëtojnë edhe në qytete të tjera të vendit si në Shkodër, Korçë, Pogradec e më gjerë.

Në Korçë artistët kanë perfomuar në pazarin e qytetit.

Festivali i Jazz-it ka nisur të martën në mbrëmje në Tiranë i organizuar nga fondacioni 'Syri Blu'.

Ndërsa shtrirja e këtij festivali në qytetin e Korcës është bërë me përkrahjen e Bashkisë së këtij qyteti.

Të pranishmit kanë kaluar orë të këndshme duke dëgjuar tingujt e duos austriake Rabitsch-Pawlik. Artistja austriake Michaela Rabitsch është e emocionuar nga vizita e saj e parë në këtë qytet.
 
“Këtu njerëzit janë shumë të dashur. Ndihem shumë mirë dhe jam shumë e emocionuar që kam ardhur të perfomojë në këtë qytet. Është qytet i bukur dhe ka kaq shumë njerëz të bukur”, shprehet Michaela Rabitsch
 
Pas festivalit kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo u shpreh se duke i shtuar këtë festival, qyteti po bëhet më atraktiv në këtë periudhë vere.

“Është hera e parë që ky festival Jazzi sillet nga organizatorët pikërisht në qytetin e Korcës. Synimi i këtij aktiviteti është që të kombinojë muzikën e vecantë jazz me atraksionet turistike të disa prej qyteteve shqiptare" shprehet Filo

Festivali ndërkombëtar Jazz in Albania do të vijojë deri më 26 korrik, duke i shtrirë koncertet sipas programit edhe në disa qytete kryesore të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat