Violinisti rock që bashkon Mozart dhe Metallica

Muzikë

Violinisti rock që bashkon Mozart dhe Metallica

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:30
Koncerti

Asnjë muzikant tjetër nuk i bashkon njerëzit e të gjitha moshave, si dhe  të marrë vlerësimet maksimalisht në një spektër të gjerë stilesh muzikore, siç vetëm David Garret mundet të bëjë.

Në koncertet e tij, publiku hipnotizohet nga talenti dhe pasioni që ai përçon në interpretim dhe mënyrën në të cilën ai zbulon gamën e plotë të asaj që është e mundur në luajtjen e violinës. Përgjatë turneut të tij vjetor ai realizon rreth 160 koncerte në të gjithë botën. 

Numrin më të madh të publikut Garret i ka në vendlindjen e tij në Gjermani, ku  pjesëmarrja në një nga koncertet e tij shkon rreth 65,000 persona në stadiume, ose open air koncert e çmimet variojnë nga 300 euro deri në 85 euro për person dhe bileta janë “Sold out” në dy muajt e parë të vitit. 

Koncertet e tij më të sukseshme  transmetohen në Tv ZDF ekskluzivisht. Më pas renditet Amerika, vendlindja e nënës së tij, ku publiku shkon rreth 45,000 persona në një koncert dhe ku çmimet variojnë nga 230 USD deri ne 70 USD. 

Në repertori i tij në koncerte ai  përfshin muzikë klasike të ripërpunuar, si dhe pjesë të njohura të muzikës rock, blues të përshtatura për violinë. Garrett ka sjellë një formë tërësisht të re shoë muzikor midis klasikes dhe modernes që ka tërhequr jashtmase audiencë në koncertet e ndryshme që ai realizon.

Shumë fansa të tij, si dhe publiku ka vlerësuar  përshtatjen dhe risjelljen  në violinë të disa prej hiteve  më të njohura botërore nga Nirvana, Metallica, Guns ‘N Rosses, Pink Floyd, si dhe  tribute e  disa prej hiteve të Michael Jackson të realizuar enkas.

David Garret mësimet e para në violinë i mori në moshën 4-vjeçare dhe u regjistrua në konservatorin e Lubeck në moshën 7-vjeçare. Garrett iu dha falë bujarisë së presidentit gjerman në atë kohë Richard Von Weizsacker në moshën 11-vjeçare violina Stradivarius në përdorim. 

Garret njihet si një ndër violinistët më të mirë botërorë dhe mban rekordin Guinness si violinisti që luan më shpejt.

Të ardhurat e tij vjetore, përveç koncerteve janë dhe nga imazhi i tij, ku realizon sete fotografike dhe spote komerciale të disa prej kompanive më të njohura botërore.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat