Dua Lipa dhe Pink kokë më kokë për vendin e parë

Muzikë

Dua Lipa dhe Pink kokë më kokë për vendin e parë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 12:20
Pink dhe Dua Lipa

Pink dhe Dua Lipa janë në garë për të qenë artistja e parë femër solo në listën zyrtare të “Single Chart” në Britani.

Dua Lipa po udhëheq me “New Rules” e cila është rritur nga numri pesë, në numrin një në renditjen e mesjavës.

Ndërsa, Pink është në vendin e dytë me këngën e saj “What About Us”. Këngëtarja u rikthye fuqishëm të enjten e kaluar dhe debutoi në vendin e 83, pas më pak se 24 orësh.

Gara për vendin e parë vazhdon të jetë e hapur, nëse njëra prej tyre arrin të jetë e para në grafikun zyrtar, do të jetë kënga e parë në krye të tabelës me më së shumti shitje nga një artiste femër në Britani, pas pothuajse dy vjet.

Adele, mbërriti këtë vend në tetor të vitit 2015 me “Hello”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat