‘The Summit Fest’ sjell muzikën elektronike franceze në Parkun Gërmia

Muzikë

‘The Summit Fest’ sjell muzikën elektronike franceze në Parkun Gërmia

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 15:23
‘The Summit Fest’

Të premten dhe të shtunën (1 dhe 2 shtator) në Parkun Gërmia, në lokacionin ‘Te Koshat’, mbahet edicioni i tretë i festivalit të muzikës elektronike ‘The Summit Fest’.
Organizatorët këtë herë janë kujdesur që publikut t’i prezantojnë disa prej emrave më të njohur momentalisht nga skena franceze e muzikës elektronike.

Dolby D, I Hate Models, Airod B2B Mayeul, Process 404 janë emrat që sjellin llojin unik francez të muzikës elektronike, derisa gjatë dy netëve nuk do të mungojnë edhe DJ të tjerë evropianë dhe vendorë.

Të premten, përveç Dolby D, në skenë do të ngjiten edhe Jasmine Azarian nga Gjermania, si dhe muzicientët kosovarë, Megan, Nani Killa vs Mindbend, Ersann, Buda.

Në natën e dytë, të shtunën, përveç I Hate Models, Airod B2B Mayeul dhe Process 404, në skenë do të performojnë nga Italia, Warind dhe Antwerp Hand B2B A-909, dhe nga Austria, Jeanne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat