Avril Lavigne e gatshme për albumin e ri!

Muzikë

Avril Lavigne e gatshme për albumin e ri!

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 18:49
Avril Lavigne

Kanë kaluar katër vjet që kur Avril Lavigne lansoi albumin, dhe ajo tashmë iu ka dhënë fansave më shumë informacione në lidhje me muzikën e saj të re.

Këngëtarja 32-vjeçare, e cila së fundmi po lufton me disa çështje shëndetësore, shkroi një letër për fansat dhe e publikoi në Twitter.

“Për fansat e mi, unë dua t’ju falënderoj për durimin derisa unë jam duke punuar për album të ri. Ka qenë një rikuperim i gjatë dhe dua të sigurohem që gjithçka është e përkryer për ju”, shkroi Avril.

“Ju meritoni të mira dhe kjo është ajo çfarë unë kam për të ofruar për ju. Me mezi pret të ndajë muzikën time të re me ju, premtoj se do të jetë e gatshme para se ta dini. Ju dua, Avril”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat