Adele, David Bowie dhe Coldplay thyejnë rekord me shitjet e këngëve

Muzikë

Adele, David Bowie dhe Coldplay thyejnë rekord me shitjet e këngëve

Më: 8 shtator 2017 Në ora: 08:08
Adele, Coldplay

Adele, Coldplay dhe David Bowie kanë bërë që muzika britanike të kalojë kufijtë dhe të dëgjohet në mbarë botën.

Këngëtarët e ardhur prej Britanisë së Madhe raportohet se kanë fituar 400 milionë dollarë me shitjen e “single” dhe albumeve, përkatësisht gati 11% më shumë se një vit më parë.

Albumet më të njohura përfshijnë 25 këngët e Adeles, Coldplayt dhe David Bowiet.

“Këngët e Ed Sheeran, Adele, David Bowie, Coldplay dhe Sam Smith janë blerë për tu transmetuar në të gjithë botën, duke rritur bilancin e pagesave në Mbretërinë e Bashkuar”, tha për BBC shefi ekzekutiv i bankës shtetërore britanike, Geoff Taylor.

Ky i fundit më tutje pohoi se në këtë formë muzika po e ndihmon ekonominë britanike në kohën që Britania pritet të largohet prej Bashkimit Evropian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat