Robbie Williams anulon turneun, ja nga se vuan…

Muzikë

Robbie Williams anulon turneun, ja nga se vuan…

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 16:49
Këngëtari britanik Robbie Williams

Këngëtari britanik Robbie Williams ka vendosur të anulojë koncertet e mbetura të turneut të tij “Heavy Entertainment Show Tour”. Fansat e artistit janë shqetësuar pasi ai u tërhoq prej shfaqjeve në St.Peterburg, Moskë dhe Sochi.

Artisti ka rrëfyer se ka qenë i detyruar të bëjë këtë zgjedhje, për shkak të rëshqitjes së një disku në shpinë, ai vuan nga hernia diskale. 43-vjeçari ka treguar se shëndeti i tij dhe dhimbja e shpinës kanë qenë gjëja më e vështirë dhe e dhimbshme e këtij turneu.

Kujtojmë se këngëtari ka vuajtur edhe nga shëndeti mendor e ka luftuar me depresionin, për të cilin mendon se është gjenetik dhe i vë fajin profesionit të tij. Nëse bëhet më mirë nga gjendja shëndetësore, Williams mund të vijojë turneun gjatë vitit 2018-të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat