Po perfomonte në koncert, yllit të rrokut i bie sipër skela metalike

Muzikë

Po perfomonte në koncert, yllit të rrokut i bie sipër skela metalike

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 09:39
Marilyn Manson

Ylli i rrokut Marilyn Manson është dëmtuar shumë gjatë një koncerti në New York pasi një skenë e madhe ra mbi të.

48-vjeçari po këndonte këngën Sweet Dreams mbrëmjen e së shtunës (30 shtator) kur dy armë të mëdha të improvizura që mbaheshin me skela metali i ranë sipër.

Disa njerëz nxituan në skenë për ta ndihmuar dhe e dërguan në spital për të marrë ndihmën mjeksore por nuk dihet ende gjendja e tij shëndetsore.

Sipas dëshmitarëve këngëtari qëndroi në skenë për 15 minuta deri sa u lirua nga skela dhe u largua me barelë.

“Ai po performonte këngën e Eurythmics “Dreams Sweet. Në mes të këngës ai dukej sikur donte të ngjitej tek skela me metalike me dy armë, por prekja e saj ka bërë që të rrëzohej mbi të,”- ka thënë një dëshmitar për BBC.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat