Ky këngëtar shqiptar është nominuar në "MTV European Music Awards"

Muzikë

Ky këngëtar shqiptar është nominuar në "MTV European Music Awards"

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 21:37
Ermal Meta,

Janë lançuar nominimet për kategoritë në “MTV European Music Awards”, që do të mbahet në Londër me 12 Nëntor.

Taylor Swift është artistja që ka më shumë nominime (gjashtë  të tilla), e ndjekur nga Shawn Mendes me pesë nominime dhe nga Kendrick Lamar e Ed Sheeran me katër të tilla.

Por ajo që na lumturoi më shumë është fakti që pjesë e MTV do të jetë edhe një tjetër shqiptar, që po arrin të ketë një sukses të madh.

Ai është Ermal Meta, i cili pasi fitoi vendin e tretë në festivalin më të rëndësishëm në Itali, atë të “Sanremos”, tashmë është nominuar në kategorinë “Best Italia” në MTV Europe Music Awards. Duket se sukseset për të nuk kanë të ndalur dhe ne i urojmë shumë suksese.

Bashkë me Ermalin të kandiduar janë: Fabri Fibra, Francesco Gabbani, Thegiornalisti e Tiziano Ferro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat