“Reputation” i Taylor Swift, një album surprizash!

Muzikë

“Reputation” i Taylor Swift, një album surprizash!

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 20:57
Taylor Swift

Ylli i Pop-it Taylor Swift sapo ka publikuar albumin e saj të gjashtë muzikor, duke i lënë fansat në pritje për një kohë të gjatë. “Reputation” pushtoi menjëherë web-in përmes fotove bardh e zi që artistja publikoi, pak pas përfundimit të gjyqit me Dj e njohur David Mueller.

Swift ka publikuar dalëngadalë disa prej këngëve të albumit të ri, duke debutuar fuqishëm fillimisht me “Look what you made me do”, klipi hit i cili theu rekorde me shikueshmërinë më të lartë brenda 24 orëve, pas PSY.

Përmes një fotoje shkëputur nga “Reputation”, artistja e njohur për fillimet me muzikën Country ka treguar gjithë përmbajtjen e këngëve të albumit të ri dhe titujt e tyre! Albumi “Reputation” do të përmbajë 15 këngë të reja dhe shënon albumin e saj me më shumë këngë që prej vitit 2012 me “Red”.

Në njërën prej këngëve “End Game”, Swift ka bashkëpunuar me emrat e njohur si Ed Sheeran dhe reperin Future.

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat