Linkin Park do t’ia dedikojë albumin e ri Bennington-it

Muzikë

Linkin Park do t’ia dedikojë albumin e ri Bennington-it

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 00:21
Chester Bennington

Bendi amerikan, Linkin Park, ka njoftuar se do ta publikojë albumin e ri LIVE në dedikim të vokalistit të ndjerë të këtij bendi, Chester Bennington.

Bennington kreu vetëvrasje në korrik të këtij viti duke pikëlluar miliona fansa të këtij grupi.

Albumi i quajtur “One More Light Live” do të përfshijë incizime LIVE të marra nga turneu i fundit i Benningtonit me Linkin Park.

Ky album do të publikohet më 15 dhjetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat