Fillon Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz në Tiranë, grupi austriak: Jemi të kënaqur, do vijmë sërish në Shqipëri

Muzikë

Fillon Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz në Tiranë, grupi austriak: Jemi të kënaqur, do vijmë sërish në Shqipëri

Më: 25 korrik 2018 Në ora: 18:08
Momente nga festivali Jazz në Shqipëri

Me muzikë jazz edhe tekste të këngëve të vjetra austriake dhe gjermane për pijanecët, fermerët, ushtarët dhe sidomos për dashurinë bën për vete mbrëmjen e djeshme publikun kryeqytetas. Dy grupet që interpretuan në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it ishin grupi austriak edhe multi-artisti izraelit. Pianisti Gent Rushi edhe kompozitori Mike Del Ferro bën hapjen e festivalit. 
 

Jam shumë i kënaqur që kthehem sërish në këtë festival shumë të bukur, për herë të tretë, që bëhet në Shqipëri me muzikë nga e gjithë bota

Mike del Ferro, pianist dhe kompozitor

Anëtarët e grupit Austriak ndalën tek përvoja e tyre në Shqipëri 
 

Në fakt është pak surpizuese, që të luash muzikë për njerëz që e dëgjojnë për herë të parë. Ne e luajmë këtë muzikë se mendojmë se duhet ruajtur.

Bryan Benner - mandolinë, vokal, kitarë
 

Përsa i përket teksteve ato janë ruajtur. U përmbahen shumë teksteve origjinale austriake edhe gjermane. Ne kemi bërë punë kërkimore ose i kemi mësuar nga gjyshet”

 Raphael Widmann - violinë, vokal

Shqipëria më duket shumë e bukur, më vjen shumë keq që jemi shumë pak këtu, na pëlqen vendi edhe ushqimi. Është bukur do të vijmë sërish patjetër”.

David Stellner - kitarë, vokal

Ky është edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Jazz-it. Në të prezantohen dhjetë grupe muzikore nga Europa dhe ShBA. Festivali vazhdon deri në datë 28 korrik. Hyrja është e lirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat