Flet këngëtarja e shquar Alida Hisku: Ja pse “Teutat shqiptare në Botë” u mblodhën në Ulqin

Muzikë

Flet këngëtarja e shquar Alida Hisku: Ja pse “Teutat shqiptare në Botë” u mblodhën në Ulqin

Nga: Albert Z. Zholi Më: 29 tetor 2018 Në ora: 13:16
Alida Hisku

Për çdo vit “Teutat shqiptare në Botë” mblidhen dhe takohen në një vend dhe diskutojnë problematikat e së ardhmes. Ku u mblodhët këtë vit?

Tashmë për më shumë se 10 vjet “Teutat shqiptare në Botë” mblidhen në një shtet për të diskutuar për zhvillimet në vend, për rolin e gruas në shoqërinë shqiptare, për emancipimin e gruas shqiptare, për rezultatet e gruas shqiptare në atdhe por dhe në vendet e shumta të botës ku ato punojnë dhe jetojnë. Shenida Bilali që tashmë është kryetare e Shoqatës mendoi që këtë takim ta bënim në Ulqin për vetë faktin se në ëkto troje ka jetuar Teuta e famshme ilire. Aty janë kalatë ku ajo ka qëndruar dhe përcjellin dëshmitë e jetës së saj të vrullshme. Në këtë takim ishte dhe ambasadori i Kosovës në Republikën e Malit të Zi z. Skender Durmishi i cili gjatë gjithë kohës ndeji me ne dhe na përcolli me shumë dashuri. Ky takim ishte i veçantë pasi ishim mbledhur gra nga 35 vende të botës që nga Kandaja, Amerika pa diskutuar për gratë shqiptare në Europë.

Së pari që ne në këtë takim ne vishemi me kostumet kombëtare shqiptare, me veshjet më të bukura që ka tradita e grave tona që i ka befasuar të gjithë. Ne gjatë gjithë aktivitetit këndojmë vetëm shqip këngë nga të gjitha trevat, ku dominon zëri i Myfarete Lazes. Ajo gjithmonë me zërin e saj, me shakatë e saj behët lezeti i aktivitetit. Edhe në Ulqin Myfaretja shkëlqeu dhe besoj se do të marrë vitin e ardhshëm çmimin më të madh që jep shoqata jonë. Tjetra është se ne në këtë aktivitet vijmë me shpenzimet tona që të mos dëmtojmë arkën e shoqatës. Vijmë me shumë dëshirë dhe jemi shumë të motivuara. Këtë vit në Ulqin ne solën në kohë Teutën e madhe ilire që na bën krenare.

Ju morët çmimin e vitit?

Po, unë mora çmimin”Teuta Shqiptare”” për këtë vit, jo se isha më e mira nga shoqet, por besoj se duke qenë në Gjermani shoqet e mia vlerësuan punën timë dhe më stimuluan më shumë. Por atë çmim e meritojnë të gjitha Teutat e shoqatës pasi  ato me punë e tyre, me dijet e tyre me sakrificat e tyre mbajnë gjallë traditat e grave shqiptare në shekuj. Unë nuk kam dëgjuar për ndonjë aktivitet të kësaj natyre nga burrat. Kjo tregon se ne jemi më të ndjeshme ndaj problemeve të kombit.

Në takimin që patëm dëgjova një kosovare që të thotë se Alida ka dhënë një ndihmë të madhe për vëllezërit kosovarë në vitet e luftës. Ajo ka sjellë nga Gjermania shumë ndihma për kosovarët që ishin ën Tiranë. Si është e vërteta?

Tashmë ajo ka kohë që ka ndodhur dhe nuk besoj se mudn  të citohet sot. Pra është një ndihmë e së kaluarës ku unë dhe bashkëshorti im gjerman e ndjemë si detyrë të sillnim ndihma nga Gjermania. Trokitëm në shumë institucione bamirëse, në shumë biznese gjermane, në Kryqin e Kuq Gjerman, në shumë uzina dhe farmaci dhe arritëm të mblidhnim 62 ton ndihma si medikamente mjekësore, ushqime, veshmbathje, etj… Athere ndihmat u shpërndanë në spitale si dhe qendrave ku ishin mbledhur refugjatet e luftës së Kosovës si Pallati Sportit “Partizani”, Kopshti Botanik, spitali ushtarak, si dhe spitali nr 1 Tiranë…

Image

Çfarë përfaqëson Shoqata “Teutat shqiptare në Botë”

Teutat shqiptare në Botë është një shoqatë e lirë e femrave krijuese shqiptare në botë. Kjo shoqatë si qendër ka një forum elektronik në të cilën vëzhgohet veprimtaria dhe zhvillimi i femrës shqiptare. Kjo listë u krijua më 21 qershor 2001 me iniciativën e disa grave dhe vajzave të shpërndara në çdo skaj të botës të cilat ishin të parat që hodhën themelet e një ure ndërlidhëse shpirtërore midis atdheut dhe diasporës. Kjo tryezë është shprehje e një kulture demokratike, në të cilën rrihen diskutime shoqërore, hidhen opinione rreth aktualitetit, publikohen aktivitete të ndryshme femërore, deri në organizime për mbledhje fondesh për bamirësi të ndryshme në rast nevoje dhe fatkeqësish.

-Cili është objektivi kryesor?

Objektivi kryesor i kësaj liste është të pasqyrojë me vërtetësi integrimin i femrës shqiptare në rrjedhën e epokës bashkëkohore që jetojmë dhe shpalosjen e arritjeve të saj në të gjitha sferat e jetës, pa zërin dhe kontributin e të cilës asnjë shoqëri civile nuk mund të njohë zhvillim dhe emancipim. Këtë forum femëror i cili i ka shtrirë flatrat e shqiponjës dykrenare në mbarë botën, e nderojnë me pjesëmarrjen e tyre humaniste dhe aktiviste të kauzës shqiptare, shkrimtare e studiuese, intelektuale e gra të thjeshta, të cilat e kanë kthyer në një tribunë të prezantimit të dinjitetit femëror në edukimin e fëmijëve të tyre duke mbajtur traditën e ruajtur, edhe pse larg trojeve të tyre, gjuhën shqipe. Motrat që s’kanë kursyer asnjëherë interesin e përbashkët në takime të ndryshme e aktivitete shoqërore e kombëtare me dinjitet. Për këto arritje flasin sot faktet dhe komunikimi i pandërprerë në mes tyre nga të katër anët e botës e nga të gjitha trevat shqiptare. Kjo listë femërore mbarë shqiptare manifeston solidaritet duke harmonizuar veprimtarinë e saj në bashkëpunim me aktivitetin e disa shoqatave shqiptare e organizatave humanitare me synimin e vetëm madhor. Anëtare të përhershme janë:  Shenida Bilali, Lili Cingu,  Ruki Kondi, Myfarete Laze, Silvana Braçe , Alida Hisku, Vitore Leka, Rozi Theohari, Arta Mezini, Mardena Kelmendi, Nirvana Pistulli, Ejvis Maria Xhajanka, Afërdita Halimi, Albana Temali, Ilire Zajmi, etj. 

Image

Përse i keni vënë këtë titull Shoqatës?

Pasi nënat tona janë bërthama e parë për dashurinë e pastër për atdheun, Shqipërinë mëmë. Ose thjesht, nënat shqiptare janë të gjitha Teuta .

Besoj se nuk ka shqiptar në botë, që nuk e di se kush ishte Teuta . Ndoshta edhe disa nuk e dijnë dhe është e rëndësishme t’i them të tjerëve se kush ishte Mbretëresha Teutë. Teuta ishte grua , e cila ishte mbretëresha e Ilirisë për tre vite ! Ndoshta mund të jenë vetëm pak , por brenda këtyre tre viteve , ajo bëri reforma të mëdha në Mbretërinë Ilire. Mund të themi lirisht që gjatë kohës kur ajo ishte në fron , Mbretëria Ilire ishte në kulmin e lulëzimit të saj . Ajo zëvendësoi bashkëshortin e saj Agronin dhe pas Teutës në fronin e Mbretërisë Ilire erdhi Mbreti Gent . Teuta ishte një grua largpamëse ! Ishte njëra nga trimëreshat më të mëdha pellazgo-ilire , thjeshtë një shembull i mirë për trimëreshat e tjera shqiptare. Teuta hipi në pushtet në një moment të vështirë për popujt ilirë , të cilët përballeshin me ambiciet për zgjerim të Republikës Romake , paçka se gjendja ekonomike e zotërimeve të saj ishte e mirë . Gjysmën e rrugës e la Agroni për t’a vazhduar Teuta jonë ilire , por të dy hipën në fronin mbretëror me të njëjtat plane. Ndjej krenari të madhe për këtë grua të lavdishme , ashtu siç ndjej krenari edhe për të gjithë Kontinentin Ilirik , por edhe për burrneshat tona , për mënyrën se si kanë jetuar dhe mënyrën se si kanë vdekur për atdhe. Edhe Teuta e Ilirisë ishte e tillë .

Cili është vizioni i së ardhmes së kësaj shoqate?

Vizioni i kësaj organizate mbarëkombëtare Teuta Shqiptare është mbrojtja e të Drejtave të gruas kudo si dhe evidentimi i këtyre Grave te suksesshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat