Lëshimi i bashkëshortëve me biçikletën dyshe nëpër terrenet më të thepisura malore

Ndryshe

Lëshimi i bashkëshortëve me biçikletën dyshe nëpër terrenet më të thepisura malore

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 09:08
Pamje nga video

Bashkëshortët nga Christchurch i Zelandës së Re, lëshohen nëpër terrenet me të thepisura malore, me një biçikletë dyshe.

Jackson dhe Rose Green vendosën të lëvizin me këtë mjet në vitin 2005, kur Rose deshi të merrte pjesë në një garë, por nuk donte të shkonte vetëm.

Jackson pranoi të shkonte me të në garë, ndërsa më vonë u bënë pjesë edhe të shumë garave së bashku, para se të niseshin nëpër terrene të vështira.

Shkëmbinj të papërshtatshëm, rrëpira dhe shtigje me gurë, janë disa prej hapësirave ku ata kalojnë shpesh, ndërsa përvoja që kanë fituar, i bën të duken sikur po lëvizin nëpër asfalt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat