Rapunzel në jetën e vërtetë, vajza nuk pret flokët prej 28 vitesh

Ndryshe

Rapunzel në jetën e vërtetë, vajza nuk pret flokët prej 28 vitesh

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Alena Kravchenko

Kjo është Rapunzel në jetën e vërtetë. Alena Kravchenko nuk i ka prerë flokët e saj 2 metra të gjatë prej 28 vitesh.

35-vjeçarja është biznesmene dhe nënë e suksesshme e binjakeve gjashtëvjeçare, Valeria e Miroslava.

Alena nga Ukraina zbuloi sekretin e flokëve të saj të butë e të gjatë duke thënë se nuk i lan më shumë se 1 herë në 3 javë.

"I dua flokët e mi të gjatë dhe më pëlqen të kujdesem për to,"-u shpreh ajo. "Nuk i laj shpesh sepse mendoj se produktet nuk janë të mira për to, madje mund ti hollojnë dhe pengojnë rritjen e tyre."

Alena theksoi se vajrat natyralë janë të mirë dhë ndihmojnë në ruajtjen e shkëlqimit të flokëve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat