Një dyqan i ëndrrave për fëmijët që duan makina me “tre yje” është vendosur në qendrën tregtare “King of Prussia” në Pensilvani.
Ky sallon i shitjes së makinave për fëmijë do të lë pa frymë adhuruesit më të rinj të makinave dhe prindërit e tyre do të zbrazin kuletat e tyre nëse fëmijët arrijnë t’i bindin se kanë nevojë për një lodër të tillë, transmeton KosovaPress.
Në sallonin e shitjes të Little Benz për fëmijët është në dispozicion një asortiment i gjerë i modeleve sikurse në sallonet për të rriturit. Aty janë, ndër të tjera, Mercedes CLA 45 AMG, SLS AMG dhe klasa e famshme G.
Çdo fëmijë që regjistrohet për një makinë testimi do të marrë një ngjyrë në formën e makinës së një përdoruesi dhe do t’i lëshohet një leje e posaçme e vozitjes së fëmijëve.