Sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit të Vitit të Ri?

Ndryshe

Sa vjeç nuk i besohet më Babagjyshit të Vitit të Ri?

Më: 24 dhjetor 2018 Në ora: 09:19
Foto

Sidoqoftë magjia e Krishtlindjeve mbetet, edhe pse të gjithë fëmijët, sipas hulumtimeve të fundit, pasi mbushin tetë vjeç, zbulojnë se Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston.

Sipas një sondazhi nga universiteti ”Exeter” në Britaninë e Madhe, i udhëhequr nga profesori psikolog Chris Boyle, rreth moshës tetë vjeç fëmijët nuk i besojnë më njeriut me veshje karakteristike të kuqe, me një slitë tërhequr nga drerët, i cili fluturon për të ofruar dhurata.

Anketa, e quajtur “Sondazhi i Babagjyshit”, përfshinte 1 200 persona nga vende të ndryshme të botës, kryesisht të rritur, që reflektonin kujtimet e tyre nga fëmijëria.

Një e treta e të anketuarve thanë se ishin shumë të mërzitur kur zbuluan se Babagjyshi nuk ishte i vërtetë, ndërsa 15% ndjehen të tradhtuar nga prindërit e tyre dhe 10% ishin të zemëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat