Çfarë të zezash parasheh “Burdushi” i Bullgarisë për vitin 2019

Ndryshe

Çfarë të zezash parasheh “Burdushi” i Bullgarisë për vitin 2019

Më: 26 dhjetor 2018 Në ora: 17:16
Baba Vanga

Parashikuesja e famshme bullgare, e njohur si Baba Vanga, e cila thuhet se më parë e kishte parashikuar sulmin e 11 shtatorit, BREXIT-in dhe krijimin e ISIS-it, ka folur për parashikimet e saj për vitin 2019. Sipas saj, dy nga liderët kryesorë të botës, presidenti amerikan dhe ai rus, do të përballen me probleme serioze.

Baba Vanga thotë se Donald Trumpi do të shurdhohet për shkak të një sëmundjeje misterioze, ndërsa Vladimir Putini do të përballet me një përpjekje për ta vrarë që do të bëhet nga stafi i tij i sigurisë. Ajo është bërë figurë kulti në mesin e përkrahësve të teorive konspirative. Parashikuesja gjithashtu ka parashikuar që disa pjesë të mëdha të Azisë do të shkatërrohen nga dridhjet e tokës dhe cunami, ndërsa Evropa do të përjetojë probleme të mëdha ekonomike.

Por, sa janë gjasat që këto gjëra të ndodhin? Putini tashmë i ka mibjetuar një tentimi për vrasje, i cili ishte organizuar para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2012. Tash presidenti rus e ka rrethuar veten me një ekip të specializuar snajperistësh, prandaj ai ndoshta i frikësohet një atentati tjetër gjatë vitit të ardhshëm. Sipas Babas, Putini duhet të përgatitet edhe për një meteor që, sipas saj, do ta godasë Rusinë gjatë vitit 2019.

Në anën tjetër, është raportuar se diplomatët amerikanë në Kubë dhe Kinë kanë pasur probleme misterioze me të dëgjuarit, që besohet se ka ardhur si pasojë e ekspozimit të lartë ndaj rrezatimit elektromagnetik të pajisjeve të vëzhgimit. Mbetet të shihet nëse edhe Trumpi do të vuajë nga i njëjti problem shëndetësor, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat