Fëmija i pakënaqur nga dhuratat e festave, telefonon policinë

Ndryshe

Fëmija i pakënaqur nga dhuratat e festave, telefonon policinë

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 10:42
Ilustrim

U zgjua mëngjesin e Krishtlindjeve me padurim, duke vrapuar te pema festive për të hapur dhuratat e tij.

Por pako pas pakoje, kuptoi se babagjyshi nuk kishte bërë një punë të mirë, pasi nuk i kishte sjellë asnjë nga dhuratat që kishte kërkuar.

Kështu fëmija 9-vjeçar vendosi që të marrë masa dhe telefonoi policinë. Ngjarja vjen nga qyteza gjermane e Zetel.

Kur policët mbërritën në shtëpi e gjetën fëmijën shumë të inatosur. Kështu ata vendosën që të mbanin lojën e fëmijës, duke mbajtur shënim listën e dhuratave që mungonin.

Në fund policët, arritën në përfundimin se babagjyshi kishte gabuar, duke e ngatërruar listën e dhuratave me atë të një fëmije tjetër. Po ashtu ata i thanë fëmijës për ta ngushëlluar se edhe babagjyshi mund të gabojë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat