Aventura e çmendur, nis rrugëtimin i vetmuar në Oqeanin Atlantik

Ndryshe

Aventura e çmendur, nis rrugëtimin i vetmuar në Oqeanin Atlantik

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 14:43
Francezi Jean-Jacques Savin

Francezi Jean-Jacques Savin po përgatitet të kalojë Oqeanin Atlantik në një kapsulë portokalli në formën e një fuçie duke përdorur vetëm fuqinë e rrymave të oqeanit.

Ai u largua nga El Hiero në Ishujt Kanare dhe shpreson të arrijë në ishullin e Karaibeve për tre muaj.

Në objektin e tij lundrues, ka vend për një krevat gjumi, një kuzhinë dhe një depo, njofton BBC.

Savin (71) gjatë rrugës do të lë shënues për të ndihmuar oqeanografët për të studiuar udhëtimin e tij.

Objekti i tij lundrues është 3 metra i gjatë, 2.10 metra i gjerë dhe ka gjashtë metra katrorë për lëvizje.

Në dysheme ka një dritare që lejon Sava të shikojë peshqit.

Savin është një ish-parashutist i ushtrisë, dhe ka punuar si rojtar pylli dhe pilot.

Buxheti i tij prej 60,000 euro është mbledhur nga kontributet.

Savin ka marrë me vete edhe  një shishe verë të bardhë "Sauternes" për të festuar Vitin e Ri, dhe një shishe verë të kuqe për të festuar datëlindjen e tij e 72-të më 14 janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat