A e dini pse policët prekin me dorë dritat e pasme të veturës të cilën e ndalojnë?

Ndryshe

A e dini pse policët prekin me dorë dritat e pasme të veturës të cilën e ndalojnë?

Më: 30 dhjetor 2018 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Shumë njerëz kanë vërejtur taktikën e policisë që sa herë ju ndalon një polic ai prek me dorë dritën e pasme të veturës suaj. Por cila është arsyeja që e bëjnë këtë?

Në përgjithësi, policët prekin me dorë dritat e pasme për të lënë gjurmët e gishtërinjve të tyre në dritat e veturës që ndalojnë. 

Kjo taktikë është përdorur para se policia të vendoste kamera në veturat e tyre, duke lënë një evidencë që vetura është ndaluar nga ai polic apo patrullë. 

Në shumë raste veturat arrijnë të largohen dhe në gjykatë shpesh herë kanë deklaruar se ato nuk janë ndaluar ndonjëherë nga policia duke bërë që në mungesë provash të lirohen nga akuzat.

Gjithashtu kjo taktikë ka rezultuar e suksesshme në zbulimin e shoferëve të cilët kanë transportuar gjëra të paligjshme si substanca narkotike dhe armë por edhe në zbulimin e shoferëve të intoksikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat